Shërbimi Veterinar në Lezhë me mbështetjen e Policisë së Shtetit ka ngritur postoblloqe në akset rrugore, në mënyrë që të mbahet në monitorim lëvizja e kafshëve të gjalla brenda zonës ku u identifikua vatra e murtajes afrikane të derrit.
Katër grupe pune janë vendosur në rrugët që lidhin tregjet e gjësë së gjallë të Milotit në Kurbin dhe të Shelqetit në Vaun e Dejës.
Janë kontrolluar 56 mjete të transportit të kafsheve, ku 7 prej tyre rezultuan me derra dhe jane kthyer ne vendin e origjines. Vetereneret kane bërë kontrolle ne keto ferma, por fatmiresisht nuk kanë rezultuar të prekur nga murtaja afrikane.
Përgjegjësi i Veterinarise në Qarkun e Lezhës, Ded Rama thekson se për çështje sigurie janë mbyllur tregjet e gjësë së gjallë në Milot dhe Shelqet. Mishi i derrit, tha ai duhet të blihet vetëm në thertore të licensuara, me certificate veterineri.
Murtaja afrikane nuk prek njerëzit dhe nuk ka asnjë rrezik për konsumatorët e mishit. Të gjitha këto masa po merren për të mbrojtur fermat blegtorale sepse murtaja afrikane është sëmundje ngjitëse që shkakton ngrodhje masive të kafshëve. Muajin e kaluar në Lezhë u shfaqen dy vatra në Malin e Renxit dhe në fshatin Ishull dhe sjellë ngrodhjen e 100 krerëve. Ndërsa prej dy javesh nuk ka patur raste të reja, por monitorimi do të vijojë në rrugë e tregje.