Ish-ministri dhe ish-deputeti i PS, Musa Ulqini i ftuar në Report Tv kujton figurën e liderit historik të socialistëve, Fatos Nano, njeriu që, sipas tij, “shënoi ndarjen historike të së majtës shqiptare nga e kaluara komuniste dhe e udhëhoqi drejt një epoke të re demokratike”. Ulqini kujton rolin historik të Nanos në Kongresin e 10 të Partisë së Punës, më 12 qershor 1991, kur u shpall krijimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
“Roli i tij në Kongresin e PS më 12 qershor të vitit 1991, në Kongresin e 10 të Partisë së Punës që shpalli krijimin e një partie të re. Që në fillim deklaroi që kjo ishte një parti e re, shpallte ndarjen historike me partinë tjetër, i bënte thirrje popullit dhe botës se në skenë politike shqip po hidhte hapat e para një parti e re që do bënte përpjekje të ishte një parti social demokrate. Kam qenë delegat në atë kongres, ka lexuar thirrjen që kongresi i drejt popullit shqiptar. Më beri përshtypje mbledhja e parë, debati që u bë për të zgjedhur ekipin, njerëzit në krah të Nanos”, thotë Nano.
Ai shton se që në mbledhjen e parë, Nano insistoi për një ekip të ri me fytyra të reja e intelektuale, duke sjellë frymë ndryshimi në një kohë kur vendi dilte nga dekada diktature.
“Ekipi i ri kishte në kryesi dhe sekretari, njerëz si Agolli, Ethem Ruka, Ermelinda Meksi, Sprio Dede, Servet Pëllumbi dhe Ismail Lleshi. Ishte këmbëngulja e Fatosit, por gjithë ai diskutim që u bë në PS që të kishim një ekip të ri, kishte qasje drejt së resë në çdo drejtim. Arriti kulmin në mënyrën se si u formësua grupi i parë i PS, që është një grip që mbahet mend për kontributin e jashtëzakonshëm në formimin social demokrat të PS, por edhe për shkak të përbërjes, kapaciteteve, kishte të rinj, zonja, intelektualë. Ishte një grup që përfaqësonte qasjen e Fatosit ndaj ekipeve që duhej të qeverisnin vendin dhe PS. Dua të kujtoj që fill pas kongresit të PS, më 25 nëntor u bë një konferencë kombëtare me këmbënguljen e Fatos Nanos, u miratua programi i PS, por ajo që e bën të veçantë ishte këmbëngulja e tij që kjo konferencë kombëtare të miratonte një dokument ku PS shumë qartë shprehte qëndrimin e saj ndaj partisë së punës dhe Enver Hoxhës”, kujton Musa Ulqini.
Ulqini kujton edhe Kongresin e parë të PS-së në vitin 1992, që sipas tij, dëshmoi shpirtin demokrat të Nanos.
“Që në hapat e parë këto krijuan një opinion të veçantë për Nanon, jo vetëm për shkak të kulturës ekonomike e sensit demokratik, por edhe për këto qëndrime, që mbahen mend dhe i dhanë atij atë emër që sot ia përmendin pavarësisht se çfarë pozicioni kanë. Një vit më pas qershor 1992, mbajtëm kongresin e parë, në kongresin e parë të PS, ndodhën dy gjëra. I ftuar ishte kryetari i kuvendit Pjetër Arbnori, simboli që përfaqësonte atë çfarë regjimi komunist i kishte bërë të përndjekurve. Ishte në Llozhën e kongresit. Një provë se sa demokrat ishte Nano, sa i hapur, por edhe një dëshmi se çfarë përfaqësonte Arbnori, e kujtoj me respekt mënyrën se si Arbnori sillej me të gjithë duke mos përdorur asnjëherë kartën e vuajtjes. PS në dokumentet e saj dhe përmes fjalës së kryetarit Nano, pranoi humbjen në zgjedhje, e quajti veten opozitë, por opozitë konstruktive demokratike. Po flasim për vitin 1992. Janë dy detaje që flasin shumë për atë çfarë Fatosi ishte”, thekson ish-deputeti i PS.
Burgosja me urdhër të Berishës në vitin 1993 për abuzim me ndihmat italiane, thotë se ishte një goditje shumë e madhe jo vetëm për vetë Fatos Nanon, por edhe për PS. Por, ai thotë se burgosja e Nanos ishte një pikë kthese që forcoi frymën demokratike brenda PS.
“Burgosja ka qenë një goditje shumë e madhe për PS, por edhe për të. Ishte një gjë krejt e padrejtë. Mënyra përballë kësaj sjellje demokratike të PS që po ringrihej nga hiri i partisë së punës, por edhe PD drejtuesit ishujt nga pjesa e elitës së partisë së punës, por sjellja ishte shumë e ashpër. Ishte goditje e madhe për ne si forcë politike, por PS u përpoq ta kishte si kryergument të saj, e bëri si motiv të qendrës, flamurin e mbrojtjes së lirive të drejtave të njeriut, pavarësisht se duket si paradoks se ne vinim nga partia e punës. PS u qeveris me një ekip, ne u përpoqëm të kishim lidhje të afërta me të. Zgjedhjet e 97 vulosën atë protestë. Nano këmbënguli të ndante pushtetin, u nda me aleancën demokratike, me partinë e Gjinushit që kishte qenë në koalicion me PD”, thekson Ulqini.
Duke kujtuar vitet e para të qeverisjes, Ulqini ndalet te reformat ligjore që u bënë nën drejtimin e Nanos.
“Ndërmori dy nisma ligjore, ligji për shtypin,. Ne kishim një ligj për shtyp që ishte represiv, miratuam një ligj me 2 nene, shtypi është i lirë dhe liria garantohet me ligj. Kishte nevojë për rregullime, por ne vinim nga një kohë që nuk kishte fare shtyp. Bëmë ligjin e parë për mediat elektronike, kishte vetëm një televizion, më ka thirr Nano, më ka thënë ke vetëm një detyrë që as OSBE, as ambasada amerikane të mos kenë vërejtje. Ishte ligji i parë që transmetuesin shtetëror e ktheni në publik, kishte rregullime që edhe sot janë në fuqi. Këto janë prova, që në hapa të parë të qeverisjes”, tregon ai.
Një nga cilësitë që, sipas Ulqinit, e dallonte Nanon nga shumë të tjerë ishte respekti për rezultatin dhe për demokracinë e brendshme.
“Kandidova për kreun e PS në Tiranë, kisha përballë dy kandidatë dhe pas atij debati që ishte i ashpër dhe Nano artikuloi një fjalor ndaj meje që më bëri përshtypje, unë fitova 60% të votave. Nano sapo u numërua dhe vota e fundit, më kërkoi takim, më uroi. Për mua ishte emocionuese dhe kjo gjë ka vazhduar në gjithë mënyrën si kemi qeverisur. Ai njihte rezultatin, vendimin, e ka njohur këtë rezultat edhe brenda forumeve të PS, edhe kur votonte populli, kjo është cilësi e rrallë e fatosit që duhet t’ia njohim të gjithë”, shprehet ish-deputeti.
Ulqini e përmbyll rrëfimin e tij për Nanon me një episod që, sipas tij, përmbledh të gjithë karakterin e tij, dorëheqjen në 2005 pas humbjes.
“Kishte fuqi t’i rrëzonte qeveritë e veta dhe pastaj kishte vizonin që ekipet që dilnin nga vota ti respektonte dhe të bashkëpunonte. Ai investoi që në PS të krijohej ekip me përvojë edhe partiake dhe shtetformnuese. Janë një numër i konsiderueshëm njerëz që kaluan nëpër qeveri, PS kishte një ekip me figura të spikatura në momentin kur ndodhi ajo që i vë vulën asaj që thash unë, humbëm zgjedhjet 2005 dhe Nano priti KQZ kur dha rezultatin në orën 11. Në orën 12 ai doli dhe dha dorëheqjen dhe u largua nga PS duke qenë i pari ush i këtij niveli që instaloi në Shqipëri një sjellje të tillë që është tipike për vendet me demokraci të zhvilluar”, thekson ai.
Komente













Musa, sa kushton nje lavatrice?
Përgjigju