/ATSH/-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Gjykata Speciale është një proces i dhimbshëm që duhet kaluar, duke i dhënë mundësin e hetimeve për dyshime.
Mustafa shtoi se në çoftë se dyshohet se ka krime, atëherë domosdoshmëritë dyshohet se ka edhe individë që kanë kryer këto krime dhe detyrë e këtij kuvendi është që të mundësojnë lejimin e hetimeve të tyre.
"Popullit i them se ne po e bëjmë këtë Gjykatë sepse është një ligj që e ka aprovuar Kuvendi të cilin Qeveria duhet ta implementojë dhe prapë vendimin përfundimtar për ndryshimet kushtetuese do t'i jap Gjykata Kushtetuese të cilin do ta respektojmë", ka thënë ai.
Ai tha se është një proces i dhimbshëm që duhet kaluar./Kosovapress/