Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa thotë se Kosovës është ende larg standardeve për të drejtat e konsumatorëve.
Thotë se qeveria që ai udhëheqë do të bëjë çfarë është e mundur që konsumatorët kosovarë të gëzojnë të drejtën e përmbushjes së nevojave bazë, të drejtën e zhdëmtimit, të drejtat për edukimin e konsumatorëve dhe të drejtën për një mjedis të shëndetshëm.
Në Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorit, Mustafa thotë se Kosova bën pjesë në mozaikun e shtetev ku flitet për të drejtate konsumatorit, por pranon se ende jemi larg standardeve.
"Me të drejtë, është ngritur shqetësimi për rrezikun nga produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar, që shumë herë mund të gjenden në tregjet e Kosovës. Pa paragjykuar rezultatet, ju siguroj që qeveria që unë drejtoj do të dëgjoj ankesat e konsumatorëve dhe do të këmbëngulë për t'u siguruar që konsumatori kosovar ushqehet dhe shërbehet me furnizim që plotëson standardet më të mira evropiane", thotë ai./atsh/