/ATSH/.- Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se Kosova ka nevojë për mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Gjatë konferencës që po zhvillohet në Prizren për zhvillimin socio-ekonomik për Kosovën, kryeministri Mustafa tha se Kosova ka nevojë për një rol më të madh të BE-së dhe institucioneve financiare evropiane.
"Impakti financiar i këtyre institucioneve në ekonominë e vendit tonë është shumë i rëndësishëm, por vlerësojmë se akoma nuk është në nivelin që kemi nevojë", u shpreh Mustafa.
Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Jan Eric Paquet, duke folur për migrimin e kosovarëve tha se migrimi tregon që Kosova ka nevojë për kornizë të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
"Kjo është punë e më shumë se e një qeverie, që kërkon angazhim shumëvjeçarë, për këtë shkak ekziston nevoja e dialogut mes komisionit evropian dhe qeverisë së Kosovës. Më vjen mirë që ekonominë e keni vendosur në qendër të marrëdhënieve tona", tha Paquet./KosovaPress/
/Shqiptarja.com