PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot në Kuvend se nuk pranojmë asnjë kusht nga Lista Srbska për t'u kthyer në institucionet e Kosovës.
Në seancën plenare, Mustafa theksoi se nuk pranojmë asnjë kusht nga Lista Srbska për t'u kthyer në institucionet e Kosovës dhe se kushtet janë të njëjta për të gjithë, që dalin nga ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës dhe se në marrëvshjen me Listën Srbska nuk ka specifika të veçanta.
Ndërsa lidhur me pagesën e punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj, Musta tha se "në buxhetin e aprovuar të Republikës së Kosovës nuk ka fond të ndarë për kompensimin e punëtorëve të fabrikës tashmë të privatizuar".
"Ne me buxhetin tonë nuk kemi fonde për t'u dhënë punëtorëve. Në AKP është vlera e shitur e fabrikës dhe ajo vlerë nuk e kompenson shumën e vendimit, që ka caktuar gjykata. Unë nuk shoh mundësi që këtë ta bëjmë me mjetet e buxhetit të Kosovës", tha Mustafa i pyetur nga deputetët.
Ai u pyet edhe për të zhdukurit, që sipas deputetes Teuta Haxhiu nuk është biseduar fare në bisedimet me Serbinë në Bruksel.
Mustafa tha se çështja e të pagjeturve është hapur në Bruksel. Nuk e kemi caktuar kohën se kur do të diskutojmë, por kemi rënë dakord se kjo është e domosdoshme që të bisedohet në mënyrë që familjeve të të pagjeturve t'u jepet një përgjigje"./ATSH/
/Shqiptarja.com