PRISHTINË - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot se "synimi ynë themelor ka qenë ndërtimi i një qeverisje të mirë, efektive dhe të përgjegjshme dhe besojmë se me një qasje të tillë kemi arritur të forcojmë besimin e qytetarëve dhe të partnerëve tanë se Kosova është një shtet i cili ka vitalitetin e vet dhe mund të ndërtohet si shtet i ri dhe i pavarur".
Në konferencën për shtyp të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë, Mustafa theksoi se "sot në mbledhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës kemi trajtuar punën tonë njëqind ditëshe dhe kemi aprovuar raportin e kësaj pune. Qëllimi është që përmes realizimit të programit të ndërtojmë një Kosovë demokratike, një Kosovë në të cilën sundon ligji, ku respektohen të drejtat e çdo njeriu pa dallim dhe një qeverisje e cila promovon zhvillimin ekonomik, e cila promovon mirëqenien sociale dhe ekonominë e tregut".
Kreu i qeverisë kosovare tha se "ne e kemi filluar mandatin në një gjendje mjaft të rëndë, e cila është karakterizuar kryesisht me hendekun e moskonstituimit të institucioneve për gjashtë muaj, me fillimin e grevave të punonjësve të arsimit, të shëndetësisë dhe të gjyqtarëve".
"Ne konsiderojmë se ja kemi dalë të promovojmë një vizion për Kosovën si shtet të pavarur, si shtet demokratik dhe shtet i cili duhet të integrohet në strukturat euroatlantike dhe të mbajmë miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po ashtu si shtet në të cilin duhet të sigurohet pavarësia e plotë e legjislativit, e gjyqësorit dhe e ekzekutivit në mënyrë që këto tri shtylla të pushtetit ta bëjnë punën e tyre ashtu si duhet", nënvizoi Mustafa.
Ne, vijoi Mustafa, gjatë këtyre tre muajve, njëqind ditëve, kemi aprovuar dokumente shumë të rëndësishme siç janë Programi Qeveritar për katër vitet e ardhshme dhe Plani i Implementimit të Programit Qeveritar, kemi aprovuar Planin e Punës të Qeverisë dhe kemi aprovuar poashtu Programin Kombëtar për Reformat Ekonomike si program i cili është bërë edhe në suaza të nevojave të brendshme por edhe të reformave të cilat ne duhet t'i bëjmë si reforma strukturore karshi kërkesave të Bashkimit Evropian.
"Kemi mbajtur një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, në të cilën kemi nënshkruar 11 marrëveshje dhe kemi dhënë një deklaratë lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar të dy qeverive dhe po përgatisim dhe jemi gati ta mbajmë një takim të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë, në të cilën poashtu do të nënshkruajmë për lehtësimin e bashkëpunimit të këtyre qeverive në shumë fusha", tha Mustafa.
Sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet që të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim-Asociim, e cila mund të nënshkruhet në mesin e këtij viti.
"Ne na është dhënë premtimi edhe nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, se ne do ta kemi vullnetin politik të tyre në momentin kur t'i plotësojmë të gjitha kushtet teknike", shtoi ai.
Kreu i qeverisë kosovare tha se "gjatë kësaj periudhe 100 ditore, ne kemi mbajtur 20 mbledhje të Qeverisë dhe janë nxjerr 136 vendime. Kemi përgatitur 28 projektligje, të cilat janë shqyrtuar në Qeveri dhe i janë dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe aprovim dhe poashtu i kemi dërguar edhe dhjetë vendime të Qeverisë. Kemi hartuar poashtu edhe tetë koncept dokumente, që kanë të bëjnë kryesisht me përgatitjen e ligjeve të reja dhe dokumenteve të reja, të cilat do të zgjidhin shumë nga problemet me të cilat ne aktualisht po ballafaqohemi"./ATSH/
/Shqiptarja.com