/ATSH/.- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava, i cili ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën, duke i ofruar bashkëpunimin e bashkësisë islame.
Sipas KosovaPress, gjatë takimit kryeministri Mustafa informoi mbi prioritetet e qeverisë dhe fokusimin për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve të gjithanshme në Kosovë.
Kryeministri vlerësoi rolin konstruktiv të komuniteteve fetare në Kosovë në proceset demokratizuese si dhe për tolerancën ndërfetare që ka karakterizuar gjithmonë Kosovën, duke shprehur përkushtimin e qeverisë për bashkëpunim në avancimin e mëtejshëm të proceseve.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar kryeministrin Mustafa për detyrën, duke i ofruar bashkëpunimin e bashkësisë islame për realizimin e objektivave zhvillimore të qeverisë së Kosovës.
/Shqiptarja.com