Planeti mund të ketë një vit kohë ose më pak, para se vaksinat e gjeneratës së parë Covid-19 të jenë të paefektshme dhe të duhen formulime të modifikuara, sipas një studimi të epidemiologëve, virologëve dhe specialistëve të sëmundjeve infektive.
Shkencëtarët kanë theksuar prej kohësh se një përpjekje globale e vaksinimit është e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin e Covid-19. Kjo për shkak të kërcënimit të variacioneve të virusit, disa më të transmetueshëm, vdekjeprurës dhe më pak të ndjeshëm ndaj vaksinave, që po shfaqen.
Sipas "The Guardian", parashikimi i zymtë i një viti ose më pak vjen, vjen pas një ankete, ku u përgjigjën 77 shkencëtarë nga 28 vende.
Gati një e treta e të anketuarve treguan se afati kohor ishte me gjasë nëntë muaj ose më pak.
Sipas tyre, fakti se në shumë vende të varfra, vaksinimi po ecën me ritme shumë të ngadalta, apo nuk ka filluar akoma, shton rrezikun për shfaqjen e mutacioneve rezistente ndaj vaksinave.
"Në qoftë se nuk vaksinojmë botën, ne e lëmë fushën e lojës të hapur për gjithnjë e më shumë mutacione, të cilat mund të shkatërrojnë variante që mund t'i rezistojnë vaksinave tona aktuale", shprehen shkencëtarët.
Ndërkohë Covax, iniciativa globale që synon t'i kundërvihet të ashtuquajturit nacionalizëm vaksinash, shpreson të jetë në gjendje të furnizojë të paktën 27% të popullsisë së vendeve me të ardhura më të ulëta me vaksina deri në fund të vitit 2021, që sipas shkencëtarëve nuk është e mjaftueshme.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.5%
-
Jo
52.2%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1364
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje
12 Nëntor 2023, 16:32
-
Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë
8 Nëntor 2023, 09:54
-
Çmimi Nobel në Mjekësi, shpallen fitues shkencëtarët që zbuluan vaksinat kundër COVID-19
2 Tetor 2023, 12:12
-
Agjencitë e inteligjencës në SHBA të ndara për origjinën e koronavirusit
25 Qershor 2023, 14:09
-
Rikthehen viruset tek fëmijët pas pandemisë
19 Qershor 2023, 08:14
-
COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall fundin e emergjencës globale! Vlerësimi: 20 mln njerëz humbën jetën
5 Maj 2023, 16:17
-
Gjermanët padi për dëme të shkaktuara nga vaksinat ndaj COVID
13 Prill 2023, 08:24
-
Korrupsion me respiratorët gjatë pandemisë 'Covid 19', kryeministri i Federatës së Bosnjës dënohet me 4 vite burg
5 Prill 2023, 11:01
-
Shëndetësia/ Meta: Pandemia e provoi dështimin e qeverisë, falsifikuan shifrat! Ne do të rrisim me 50% pagat për ‘bluzat e bardha'! 5% financim të GDP për buxhetin
31 Mars 2023, 11:25
-
OBSH i kërkon Kinës të publikojë të gjitha të dhënat e lidhura me origjinën e COVID-it
18 Mars 2023, 21:11
-
SHBA pritet të ndërpresë testimin e detyrueshëm për COVID-19 për udhëtarët nga Kina
8 Mars 2023, 14:08
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars 2023, 21:11