Muzeu i Shkencave të Natyrës pritet
të marrë emrin “Sabiha Kasimati”

Me rastin e 8 Marsit, pas një parashtrimi të idesë së Autoritetit për Informimin dhe Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për figurën e lartë shkencore dhe humane të Dr. Sabiha Kasimatit, Heroinë e Demokracisë dhe Nderi i Kombit. 

Rektori i Universitetit të Tiranës i propozoi publikisht Senatit që Muzeu i Shkencave të Natyrës të njihet me emrin e shkencëtares së nderuar Sabiha Kasimati.

Ky propozim erdhi pasi rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Mynyr Koni, Muzeu dhe Kryetarja e AIDSSH Gentiana Sula firmosën marrëveshjen për bashkëpunimin mes dy institucioneve.

Sabiha Kasimati ishte shkencëtarja e parë shqiptare, me kontribut të shquar në studimin e peshqve të ujrave të ëmbla të Shqipërisë, dhe me kontributin në punën e saj në Institutin e Shkences. Vepra e rallë si shkencëtare pioniere dhe jeta e saj u prenë në mënyrë tragjike me ekzekutimin e saj pa gjyq në vitin 1951.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik

Rama pret rabinin izraelit në Vlorë: Së shpejti nisim punën për ndërtimin e muzeut hebraik