Muzeu Kombëtar/Holandezët
rrëfejnë fytyrën tjetër të komunizmit

Muzeu Kombëtar/Holandezët<br />rrëfejnë fytyrën tjetër të komunizmit
Muzeu Historik Kombëtar do të çelë sot në orën 18:00 një ekspozitë me fotografi që tregojnë sesi dukej Shqipëria e viteve të fundit të diktaturës në sytë e një fotoreporteri të huaj
.
Ekspozita fotografike “The Other Side of Albanian Communism” (Ana Tjetër e Komunizmit shqiptar) mbledh bashkë fotografët e famshëm holandezë, të cilët kanë dokumentuar që të gjithë periudhën para dhe gjatë revolucioneve të ndryshme në vendet e ish-Bllokut Lindor. Fotografët holandezë kanë kapur në fokus edhe momentet e zakonshme të përditshmërisë. Tërësia e fotove paraqet një pamje tronditëse dhe shumëplanëshe të Bllokut Lindor të asaj kohe.

Fotografitë analoge bardh e zi, por edhe me ngjyra, mbajnë firmën e fotografit, duke regjistruar mënyrën se si ai ose ajo kanë fotografuar në ato kohë. Kjo ekspozitë bashkon rëndësinë historike të ngjarjeve sipas këndvështrimit të gjerë të foto-gazetarisë holandeze në vitet 1980 dhe 1990.

“Të gjithë fotografët pjesëmarrës në ekspozitë janë një shtyllë e fortë mbështetëse për një brez të ri të fotografëve të dokumentarëve dhe të gazetarisë.”-pohon drejtori i MHK-së Dorian Koçi. 

Një pjesë e veçantë e ekspozitës i dedikohet punës së gazetarit fotograf Piet den Blanken, i cili ka udhëtuar nëpër Shqipëri në vitin 1986, si pjesë e grupit të “shokëve të idealit”. Pavarësisht ligjit që ndalonte kontaktet midis shqiptarëve dhe vizitorëve të huaj, si edhe ligjit që ndalonte realizimin e fotografive në rrugë, ai ia doli të bënte shumë fotografi të shqiptarëve dhe jetës së tyre të përditshme nën regjimin komunist.

Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar thotë se ekspozita fotografike mundohet ta shikojë në mënyrë integrale historinë e zhvillimit të sundimit komunist në jetën publike të Evropës Lindore”. Koçi shton se është e vërtetë që Shqipëria ka qenë një rast i veçantë brenda Perandorisë të së Keqes, por ajo ka të përbashkëta diferencën në mjerimin njerëzor të ëndrrës për një jetë më të mirë dhe realitetit të trishtë, që kishte ngërthyer vendet e Evropës Lindore në fund të viteve ’80.

“Ekspozita në vetvete është një thirrje për një dialog të hapur me të shkuarën dhe dëshmi antropologjike e vizuale e së shkuarës për atë çka ishte Shqipëria në fund të viteve ’80”,shprehet drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi. Në këtë ekspozitë sheh burra e fëmijë që transportojnë qumësht hipur në kuaj, bunkerë, gra me shami, një burrë i ulur që mban ballin më dorë, hyrja e një vendstrehimi në anë të një pallati, një rruginë gjirokastrite ku një fëmijë mban në dorë ‘bukën e përditshme’, një tjetër me një tufë lule, ulur në biçikletë me të atin e të tjera. Mes varfërisë e ideologjisë, që nuk shihet po ndihet pezull në ajër, Shqipëria shfaqet me bukë, bunkerë, e varfëri.
 
Dokumentari belg zbulon Shqipërinë e vërtetë të viteve ‘60
 Shqipëria e viteve ’60 zbulohet në një dokumentar të veçantë belg të publikuar në rrjetin social facebook. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e rralla të dokumentarit belg që paraqesin gjendjen e vërtetë të Shqipërisë në vitet ’60.

“Mirëmëngjesi, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rralla të Shqipërisë së viteve ’60, të sjella përmes një dokumentari të veçantë belg”, shkruan Rama.

Në këtë dokumentar bëhet fjalë për periudhën kur Shqipëria ende nuk i kishte prishur marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik që e furnizonte me ndihma dhe kishte nisur edhe marrëdhëniet me Kinën komuniste.

Autorët e dokumentarit kanë vënë re se ardhja e specialistëve kinezë në Shqipëri nuk bëhej shumë publike. “Të rinjtë shqiptarë që ditën e parë të ekzistencës së tyre mësojmë të thonë “Rroftë Partia, rroftë shoku Enver”, shkruhet në skenarin e këtij dokumentari.

Më tej deklarohet se në Shqipëri çdo evolucion politik ka mbetur në vend për më shumë se 20 vjet. Autorët e dokumentarit kanë vënë re edhe qëndrime diskriminuese ndaj fesë.

Ndërkohë që një kishë e kanë kthyer në restorant në rrugën e Kavajës, këta besimtarë myslimanë vijojë  të praktikojnë kultin e tyre. Një sy i hollë investigativ ka depërtuar në Shqipërinë e atyre viteve.

Në këtë vend të gjendur në bllokadë, ushtria është e fuqishme dhe pranishme kudo që nga përdorimi i buxhetit, shkruhet në skenar.

Në këtë dokumentar pasqyrohen edhe problemet e vendit me luftën e klasave dhe indoktrinimin përmes jetës kulturore. Popullsia frekuenton teatrot ku në modë janë skeçet komike shkruhet më tej. Përmes këtij dokumentari belg, ata që do ta ndjekin, do të zbulojnë historinë e vendit tonë pa asnjë truk dhe pa syzet ideologjike. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë