Sarajeva, kryeqyteti i Bosnje e Hercegovinës, është metropl për shumë arsyeje, por edhe për faktin se është një nga 36 qytetet olimpike evropiane. Xhevahiri në zemër të Ballkanit ka pasur një histori shumë të pasur, ndërsa për herë të fundit Golgotën e përjetoi më 1992-1996.
Atë kohë, gjatë luftës, formacionet ushtarake, paramilitare dhe policore serbë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina shkatërruan një numër të objekteve olimpike në dhe rreth Sarajevës. Megjithatë, kryeqendra e BeH nuk e humbi shpirtin olimpik, madje edhe në ditët më të vështira të rrethimit.
Që prej përfundimit të luftës në fund të vitit 1995, deri më tani janë restauruar disa ndërtesa Olimpike, por shumë prej tyre ende janë duke pritur që të shkëlqejnë përsëri në sytë e botës. Një nga simbolet e Sarajevës është edhe Muzeu Olimpik, e bombarduar nga kodrat dhe malet përreth, më 27 prill 1992, ndërtesa përfshihet nga zjarri dhe shkatërrohet plotësisht. Megjithatë, pothuajse të gjitha ekspozimet e lojërave Olimpike Dimërore, të mbajtur në 1984, janë ruajtur.
"Diku në mars të vitit 1992, vërejta që situata ishte shumë e tensionuar. Si drejtor i muzeut, unë ndjeva një përgjegjësi të madhe për atë që kemi, ndër të tjera, 280 monedha ari me vlerë numizmatike. Nuk mund të flija natën duke menduar çfarë nëse shpërthen lufta, çka me ekspozimet? Mora vendim që të lyejmë dhe të rinovojmë muzeun. Të gjitha ekspozimet nga galeria i bartëm në bodrum, ndërsa ato më të rëndësishme i vendosëm në arka metalike. Lyerja, në fakt, ideja për të lyer, shpëtoi muzeun. Kur u bombardua, ishte pothuajse bosh. Është e vërtetë se për shkak të bombardimit të ndërtesës kemi humbur 8000 slajde të Olimpiadës, të cilat u shkatërruan, si dhe një mori sendesh tjera, por ato themelore, koleksionet themelore, të tjerat janë ruajtur, "tha Edin Numankadiç, drejtor i Muzeut Olimpik.
Për fat të mirë, qytetërimi dhe shpirti olimpik mbijetuan dhe fituan në kryeqytetin e BeH, si dhe sendet e ruajtura olimpike janë të ekspozuara në të ashtuquajturin "Muzeu i përkohshëm" në Sallën Olimpike "Juan Antonio Samaranch - Zetra", e rindërtuar pas luftës e cila ishte shkatërruar nga bombardimet serbe.
"Që nga viti 2004, kur kremtuam 20 vjetorin e Olimpiadës, në kuadër të kompleksit Olimpik Zetra dhe Komitetit Olimpik të BeH, muzeu ishte hapur për vizitorët, që ishte e rëndësishme të jetoj dhe të përcjell mesazhin. Në të njëjtën kohë filloi aksioni për rinovimin e Muzeut Olimpik në Sarajevë në Villa Mandiç në Mejtaš " tha Numankadiç.
Muzeu Olimpik në Sarajevë edhe përkundër fazës së dytë të rinovimit duket drithërues, në muret e të cilit janë ngjitur panelet për të paralajmëruar kalimtarët për prishjen e pjesëve të mbetura të fasadës.
"Deri më tani janë përfunduar dy faza për mbrojtje të muzeut. Sa ishte puna e madhe tregojnë edhe 17 kamionë mbeturina, material i pastruar nga ndërtesa. Shtëpia në brendësi është e mbrojtur formalisht. Janë vënë dritare, dyer, çati, është çimentuar në bazë. Projektin e ka punuar arkitekti jonë i njohur dhe akademiku Ivan Strauss," shpjegoi Numankadiç.
"Tre vjet më parë filluam aksionin për përfundimin e fazës së tretë, e cila përfshin rindërtimin e brendshëm dhe fasadave. Nuk kishte mirëkuptim të mjaftueshëm. Kjo është turp, për të ardhur keq, trishtim si një e mirë e përgjithshme universale, për të cilën na njeh bota, pas 22 vitesh të përfundon procesi i rindërtimit dhe në qoftë se krijohen kushtet, " tha Numankadiç.
Në një intervistë me gazetarin e Anadolu Agency, theksoi se Peter Sorensen, ish Përfaqësues Special dhe Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në BeH, në tri raste ka vizituar Muzeun Olimpik dhe para se të nisej nga qyteti olimpik "premtoi se Komisioni Europian do të dhurojë rreth një milion Marka për të përfunduar punimet, ose punimet për restaurimin e Muzeut Olimpik të përfundojnë plotësisht "
.
"Do të ishim të lumtur nëse restaurimi i Muzeut Olimpik do të përfundonte më 2017, kur Sarajeva do të organizojë olimpiadën rinore Evropiane (EYOF), dhe se me këtë rast të hap Muzeun Olimpik si të vetmin institucion muze sportive në BeH", përfundoi Numankadiç.
Muzeu Olimpik ishte krenaria e një nga pjesët më të bukura të Sarajevës, në Mejtash, e cila është një kompleks i vilave të ndërtuara në periudhën Austro-Hungareze, e shpallur si monument kombëtar kulturor në BeH.
Ndërkohë, vila e bukur dikur, para 8 shkurtit 1984, ditën e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore të 14-ta u bë Muze Olimpik, ishte vendi i një numri të institucioneve të rëndësishme të vendit dhe të huaja. Në vitet '60 të shekullit të kaluar shërbeu si Konsullatë e Shteteve të Bashkuara në ish-Jugosllavi.
Marrë nga//Anadolu Agency
Redaksia Onlin
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com