Muzika mund të transformojë jetën
e njerëzve me aftësi të kufizuara

Në të gjitha kohët njerëzit e kanë patur të pamundur të jetojnë pa muzikën. Herë si formë e shprehjes së emocioneve, ndjesive, e herë si kuruese e botës shpirtërore. Muzika në fakt, ka fuqinë të na arratisë nga realiteti, por jo vetëm…Muzika është në gjende ti shërojë njerëzit dhe këtë e dëshmojnë  tre personazhe të veçantë. Ata janë tre muzikantë me aftësi të kufizuara, më saktë me vështirësi në të mësuar, të cilëve muzika u ka ndryshuar tërësisisht jetën.  Tani  kanë vendosur të shpërndajnë me mbarë botën këshilla për ta përqafuar muzikën si ilaçin më të mirë për mëndjen, trupin dhe shpirtin.

Toni 26 vjeç
Isha në gjendje të rëndë depresioni ndërsa jetoja i strehuar  në shtëpinë e një të moshuari. Nuk ishte e këndshme dhe nuk ndieja se mund te lëvizja për të bërë diçka të mbarë për jetën time. Lëviza në një tjetër shtepi por prapë nuk ndihesha rehat, kërkoja me ngulm apartamentin tim, derisa e arrita. Pastaj fillova të jetoj si një parazit, shikoja gjithë ditën televizion duke rënë në agoni.
Kjo gjëndje vazhdoi derisa njoha dy kujdestarë që më propozuan të merresha me muzikë. Unë fillova të luaj muzikë në tastierën e kompiuterit dhe nga ai moment jeta ime ndryshoi si një tingull. Notat muzikore më japin vetësiguri e besim. Muzika më largon gjithë frikërat e jetës.
 
Karlota, 28 vjeç
Emri im është Karlota dhe unë jam këngë-shkruese e këngëtare. Jetoj me një familje kujdestare në Sheffield. i jam bashkuar një bande prej tre vjetësh dhe prej atëhere ndiej që kam bërë një kthesë të madhe në jetën time.
Unë shkruaj këngë rreth ndienjave të mia. Mendoj rreth një teme që më vjen në mëndje përnjëherësh dhe menjëherë e bëj atë pjesë timen.
Kënga ime e preferuar është ajo që kam shkruar për dashurinë e nënës. Prindërit e mi qanë kur dëgjuan për herë të parë performancën time. Unë u ndieva e plotësuar si njeri kur pashë që prindërit e mi u lumturuan.
Dua që bota ta dijë se muzika i thyen të gjitha kufijtë.
                                                                                                                      
Dale 52 vjeç
Unë jam më i aftë ta shpreh veten time në muzikë se sa më fjalë.
Gjithmonë grindesha me veten, por në thelb e dija që isha ndryshe. Dhe muzika më ndihmoi të zbuloj anën time ndryshe. Është shumë e rëndësishme që njeriu të pranojë veten dhe unë e kam pranuar falë muzikës…
artikull

























  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët

Takimi mes Trump dhe Putin, ja shteti që është gati të presë dy liderët