Muzika si mesazh Biblik,kompozimi i
Messieaen në kampin e përqendrimit

Muzika si mesazh Biblik,kompozimi i<br />Messieaen në kampin e përqendrimit
Më 15 janar te vitit 1941 ndodh një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë e muzikës. Në kampin nazist Stalag VIII A afër Drezdenit , në temperaturën -20 º e në praninë e rreth 400 të internuarve, luhet një vepër për violinë, piano, violonçel e klarinetë.

Është “Kuarteti për fundin e kohëve” e njerit prej kompozitorëve më të mëdhenj të shekullit 20, Olivier Messieaen. Ky kuartet u shkrua në kampin e përqëndrimit ku Messiaen ishte i dënuar dhe është konsideruar sot një nga veprat më të mira të historisë së muzikës. Është i frymëzuar nga “Apokalipsi i Shën Gjonit” ku Engjëlli që lajmëron shkatërrimin e botës ngre doren drejt qiellit e thotë – Nuk do të ketë më kohë!

2000 km në jug të kampit nazist, tre vite më pas, në një tjetër burg në Beden të Kavajës, vuan dënimin nje muzikant i sapokthyer nga studimet në Firence.

Në kushtet çnjerezore të internimit, në mes të të burgosurve nga të gjitha anët e Shqipërisë, ai mbledh “mushtin” e folklorit duke u bërë më pas krijuesi i etnomuzikologjisë shqiptare. Quhej Ramadan Sokoli. Ndërsa një djalë nga Durrësi me emrin Gezim Çela i kërkon nënës së tij nje kitarë në burg dhe e ema i sjell kitarrën e Vaçe Zelës.

Edhe ajo kitarrë u denua për 22 vjet në burgun famëkeq të Spaçit. Por telat e saj, ndryshe nga telat me gjemba, dhuruan vetëm jetë.

2000 km në verilindje të burgut të Spaçit, në Moskë, nje nga kompozitorët më të mëdhenj të botës, pret në këmbë tek porta e apartamentit kamionin e internimit, një ritual i përhershëm pas çdo simfonie të tij, një formë terrori shkatërrues. Quhej Dimitri Shostakoviç.

2000 km në jug të kryeqytetit rus, dekada më vonë në Libi, njerëz të mbuluar me kapuça të zinj të policisë së hezbahut, djegin tufa tufa instrumentat e orkestrave që i quanin të mallkuara. Dhe 2000 km në veri – perëndim të Libisë, në kryeqytetin shqiptar lind një mrekulli; lutieri Edmond Sinani ndërton një violë të bukur e plot nur që njerëzit e shikojnë të mrekulluar si të ishte Venusi i Botticelli-t; Është një shenjë e mirë. Është një shenjë nga Zoti.

Por, çfarë ka muzika që mund të lindë në një terr të tillë? Çfarë është ajo që e bën njeriun të nxjerrë nga shpirti i tij atë që ka më sublime në momente vuajtjesh? Çfarë e bën muzikën aq të nevojshme e shpresëdhënëse, aq sublime e hyjnore, aq ngushëlluese e ëndërruese? Në fund të fundit, çfarë ka ky art që tremb djallin dhe shpëton njeriun të mos vdesë nga e vërteta?

Vite më vone në Paris, vizitoj Kishen e Saint Trinité në Place Estienne D´Orves, ku Olivier Messiaen luante në organo çdo të dielë deri në fund të jetës së tij. Në kishën bosh dhe thuajse në errësirë degjohej vetëm zhurma e shiut.

Në fund të korridorit të djathtë, ndriçonte një portret i madh. Ishte portreti i Nënë Terezës. Ishte buzëqeshja e saj që bënte dritë…Fytyra e saj m´u duk një mesazh nga qielli, plot dashuri, humanizëm, muzikë; aty ishte muzika e vjoles shqiptare, e sinfonisë së Shostakoviçit, e kitarrës së Spaçit ,e këngëve të të dënuarve. Ishte muzika e “Kuartetit të fundit të kohëve” që luhej në kampin nazist Stalag VIII atë ditë të akullt janari të vitit 1941.

Këtë mesazh duam të sjellim ne në Bienalen e Durrësit, që do të mbahet nga 1-8 gusht 2017.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja