Muzikë dhe emocion, Orkestra Kamerale NewBorn nga Kosova dhuroi spektakël për artdashësit e Vlorës

VLORË- Dhjetë artistë të rinj, instrumentist solist në filarmoninë e Kosovës, kanë performuar në sallë e teatri "Petro Marko" në Vlorë.

Të drejtuar nga dirigjenti Edon Ramadani, artistët nga Prishtina kanë performuar për artdashësit vlonjatë pjesë nga kompozitorët shqiptarë, si Avni Mula, Feim Ibraimi, Gjergj Kaçinari, Rashid Krasniqi, Rexho Mulliqi, të traditës, dhe të huaj si Johaquin Rodrigo, Charles Gounod.

Artistët përmes muzikës së mirë, emocione të veçanta kanë përcjellë edhe soprano Zana Abazi Ramadani, me shoqërues në trombon Betim Krasniqit,Avni Krasniqi në kornet, Kaltrina Krasniqi në flaut dhe Shkumbin Bajraktari në klarinet!

Mbrëmja e djeshme, për publikun vlonjat, ishte një mbrëmje magjike, dhuruar mjeshtërisht bukur nga arti cilësor e me shumë nivel i artistëve të Orkestrës NeëBorn të Kosovës

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale