Greta Koçi është një nga këngëtaret shqiptare më të dëgjuara shqiptare. Ajo është përfolur shumë shpesh edhe për jetën private, të cilën sado që gazetarët janë munduar ta ‘zhbirojnë’ nuk kanë zbuluar asgjë. Ajo e ruan me shumë fanatizëm jetën e saj personale! E ftuar në “Xing me Ermalin” Greta ka folur në lidhje me propozimet që ka marrë, konkretisht për një futbollist shqiptar. Pa i nxjerrë emrin ajo tha se i ka shkruar natën vonë.

“Më shkruajti dhe më uroi për një këngë që kisha nxjerrë. Unë meqë e pashë, ishte person publik, i thashë faleminderit dhe u mbyll ajo bisedë. Pas një muaji, ora 10 e gjysmë, 11 e natës. Kam disa momente që jam në formë dhe mund të kthej përgjigje, ka disa momente që nuk dua. Atë natë qëlloi që unë isha në formë dhe thashë po i jap një mësim këtij zotërisë që të kuptojë që jo të gjitha janë njësoj. ‘Hej’, më shkruajti pa emër, as përshëndetje, ma hoqi dhe emrin. ‘Unë kam ardhur në Tiranë’, tha, direkt pa thënë as ‘si je’,”- tha Greta.

“Po mirë ku ishte,”- e pyet kurioz Ermali: “Në lokal apo...

“Ishte në hotel, në të gjitha bashkë..”- tha këngëtarja.

“Ua paska qenë hotel...uaaa epo te vijë futbollisti në 11 të natës dhe të thotë hajde se jam në hotel..,”- tha duke qeshur moderatori.

Më tej këngëtarja vazhdoi të tregonte se si iishte përgjigjur. “ ‘Po shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve’, i thashë unë. ‘Po ja mendova meqë jam këtu, a po vjen ti këtu’, tha. ‘Pse të vij unë aty ku je ti? Ke nevojë për ndonjë ambulancë? Je i sëmurë? Të është prish makina të njoftoj policinë?’, i thashë. Ai shtangu dhe për 2-3 orë s’më ktheu përgjigje. Pastaj më ktheu përgjigje dhe tha: ‘Më fal se mos ndoshta jemi keqkuptuar por nuk e kisha në sensin e keq,”- tha këngëtarja dhe salla shpërtheu në të qeshura.