Myftiu i Shkodrës me COVID, Meta: I uroj shërim të shpejtë! Të kthehet sa më parë për të festuar 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit

Myftiu i Shkodrës me COVID, Meta: I uroj shërim të shpejtë! Të kthehet sa më parë për të festuar 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta me anë të një mesazhi i ka uruar shërim të shpejtë Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe këtë të shtunë është dërguar drejt Turqisë për trajtim mjekësor.

"I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19.
Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar", shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Myftiu i Shkodrës pozitiv me COVID, dërgohet në Turqi për trajtim! Meta: Uroj të kthehet sa më parë për të festuar 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë