Murrizi sherr me ish drejtoreshën e Tatimeve: Je ‘Bleta punëtore’ e Ramës që çon mjaltin në kosheren e Metës! Shehaj: Major Lymi para se të flasë të informohet, të mos përgojojë gratë

Murrizi sherr me ish drejtoreshën e Tatimeve: Je ‘Bleta punëtore’ e Ramës që çon mjaltin në kosheren e Metës! Shehaj: Major Lymi para se të flasë të informohet, të mos përgojojë gratë

Myslim Murrizi dhe Brisida Shehaj

Një debat ka lindur mes ish drejtoreshës së Tatimeve Brisida Shehaj dhe deputetin Myslim Murrizi në rrjetet sociale. Murrizi e cilëson Shehajn si recepsioniste dhe si bletën punëtore të Ramës që çon mjaltin në kosheren e Metës. Ndër të tjerave Murrizi i thotë se është bërë pjesë e strehës së hajdutëve (duke iu referuar LSI ku Brisida është bashkuar kohët e fundit), ndërsa i thotë të mos shqetësohet për partinë e tij.

"Një përgjigje për Brisidën famoze ish-drejtoreshën e tatimeve 2013-2017 të rilindjes që sot është konvertuar me klering nënkryetare e LSI. E “dashur” Brisi! Partitë e vogla nuk ngjajnë me tufën që je “zgjedhur” Ti udhëheqëse dhe nuk kanë surratin e partisë fole të hajduteve të administratës. Sa për gradën time pyet pak më mirë ndonjë kapterr timin se unë kam qenë me gradë Major në policinë financiare jo tatimore, por Ty Brisi vetëm tatimoren mban mend. Pastaj më mirë Major në policinë financiare Brisi sesa recepsioniste në bankë. Për mbiemër Brisi nuk po përpiqem të të huazoj sipas atyre që ke ndejur, sepse do të më duhej të përmendja gjysmën e mbiemrave të Kombinatit dhe gjithë Kodrën e Diellit. Zakonisht nuk replikoj me recepsioniste por në respekt të gradës tënde si kapterrja e radhës e partisë së një shtëpie dhe strehës së hajdutëve, po të përgjigjem. Për partinë time mos mu vër në merak se më dobësohesh e shëmtohesh dhe pastaj të përzënë nga LSI. Kam shume respekt për Ju Brisi dhe e vlerësoj shumë kohën që harxhuat për të shkruar për mua. Ne nga Myzeqeja për ato që vlerësojmë shumë themi: marshalla dhe kapim hundën me dorë. Suksese në jetë Brisi", shkruan Murriiz.

Por nuk ka mbetur pa iu përgjigjur as Brisida Shehaj, duke iu drejtuar Myslim Murrizit si "Major Lymi" duke thënë se duhet të merret me punë dhe jo të përgojojë gra e vajza. Ajo ndër të tjera shkruan se punët i ka fituar me meritokraci dhe se Murrizi duhet të informohet më mirë herës tjetër para se të bëjë gafa të tilla. Brisida thotë se ajo i ka pasur gjithmonë të deklaruar të ardhurat e saj të jetesës, ndërsa Murrizi pret leje ndërtimi nga Kavaja apo Sauku.

"Disa sqarime të thjeshta për Major Lymin: 1. Të nisësh punën në arkë, në bankë është nisja normale për një sapo të diplomuar. Për pak vite, në moshën 26 vjeçare me logjikën profesionale e meritokraci, u emërova drejtore në bankë(se aty nuk të bën miku drejtor). 2. Jam larguar nga tatimet në vitin 2016 dhe deri me sot as ata që të keqinformojnë me qëllim nuk gjetën dot një akuzë të vetme për mua për korrupsion. 3. Unë pagat e mia i kam patur nga dita e parë e punës e gjer më sot të deklaruara. Burimi im i jetesës. Nuk pres unë leje ndërtimi as nga Kavaja, apo Sauku. 4. Një këshillë, meqë përvoja në media më ndihmoi ta kuptoj edhe më mirë rëndësinë e lajmit përballë shpifjes: para se të deklarohesh mbi mua bën mirë të informohesh saktë, je aq pranë Rilindasve sa për të mos bërë gafa, që as ata nuk ia lejojnë vetes, por të keqpërdorin. 5. Një deputet, qoftë edhe ti Lym bën mirë të merret me hallet e panumërta të një vendi nga ku iket masivisht, e jo të përgojosh gra e vajza, që kanë vendosur të qëndrojnë pa tradhtuar parime. Ti këtë nuk e kupton dot, por të paktën sillu si Major! Se le nam duke përgojuar edhe Kombinat e Kodër Dielli, se ke edhe shokët e tu rilindas, që të mbajnë me të mira ty, sa për mua, kam ca burrëri se ua kam treguar vendin publikisht", shkruan Shehaj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjytrymi: 08/10/2020 16:17

    Dy llapaqene ordinere kerkojne vemendje. Po jepuni edhe pak vemendje ketyre karagjozeve qe dine te beshtyhen e lepihen si pufka e mufka fallxhoresh.

    Përgjigju
  • KASEMI: 08/10/2020 16:17

    O MYSLYM MOS U MER ME BAXHELLAT E LESH E DHIS SE TI HEQIN BREKËT E TI VEJN NË KOK O MYSLIM. TI JE BURRR ME DINJITET MOS U MER ME NJERËZ ORDINER. TI ZOTNI E ATA PAÇAVURE.

    Përgjigju
  • VISI: 08/10/2020 12:41

    O LYM LALUCI STE PJERDH KUSH TY O LEGEN ME ATE TE FOLUREN SI KONE

    Përgjigju
  • Ben: 08/10/2020 05:07

    Lym,o zuzar myzeqeje,mos se Brisi eshte figure tek Kodra Diellit dhe me gjerë.Besoj se ben gabim katunaresh qe numeroni sa ka thy Brisi anej knej.Ku eshte problemi k'tu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja