Mziu jep me koncesion pastrimin
e Kamzës për 1.3 miliardë lekë

Mziu jep me koncesion pastrimin<br />e Kamzës për 1.3 miliardë lekë<br>
Pas problemeve të verës së shkuar, ku menaxhimi i mbetjeve u kthye në një problem serioz në Bashkinë e Kamzës, ky institucion ka marrë masa për një zgjidhje afatgjatë.

Bashkia e drejtuar nga Xhelal Mziu ka hapur një procedurë ndërkombëtare për dhënien e pastrimit të qytetit me koncesion për 12 vjet.

Vlera e parashikuar e këtij Partneriteti Publik Privat është 1 389 833 694 (një miliard e treqind e tetëdhjetë e nëntë milion) lekë të rinj pa TVSH.

Projekti parashikon dhënien me koncesion të shërbimit të pastrimit, grumbullimit, transportimit dhe seleksionimit të mbetjeve të Bashkisë Kamëz nëpërmjet ndërtimit dhe të një stacioni trasferimi.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, Bashkia Kamëz ka parashikuar që koncesionari do të likuidohet për një periudhe kohore prej 12 vitesh nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Sigurimi i Ofertës, pra fondi që Operatori Ekonomik duhet të depozitojë paraprakisht si garanci përpara se të hyjë në garë është 27 796 674 (njëzet e shtatë milion) lekë të rinj pa TVSH.

Koncesioni është shpallur në 1 mars, dhe data e fundit për dorëzimin e dokumenteve nga kompanitë është 16 prilli i këtij viti.

tend

Njofti i shpalljes së tenderit nga ana e bashkisë Kamëz

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja