Humbja e volumit të akullit në Arktik është 60% më e lartë se sa pritej në bazë të satelitit CryoSat.

Shtresa e akullit është më keq seç ishte vlerësuar më parë. Këtë e thonë më qartësi të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara nga sateliti CryoSat i agjencisë European Space Agency (ESA).

Në polin e Veriut sipas llogaritjeve të bëra është reduktuar sipërfaqja e akullit dhe është ulur dukshëm vëllimi duke kaluar parashikimet dhe vlerësimet e bëra.

Që nga viti 2008 në Arktik është humbur 4.300 km kub akulli në verë dhe 1.500 kilometra kub gjatë dimrit. Shkaku është rritja e temperaturës dhe zonat e përfshira janë Greenland, arkipelagu kanadez dhe veri-lindja e Svalbard.

Situata në Arktik sipas hetimeve të kryera veçanërisht në dekadat e fundit si ngrohja globale në Polin e Veriut janë dukshëm më të lartë sesa në pjesën tjetër të planetit. Sipas përllogaritjeve të bëra çdo vit është shkrirë 13 % e akullit gjatë verës dhe 4% në dimër.

(ad.ti/shqiptarja.com)