BRAZIL – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në bregdetin Brazilian. Një luan deti me gjatësi gati tre metra dhe me një peshë prej gjysmë toni ka dalë nga brigjet e oqeanit Atlantik në rrugë duke kaluar në vijat e bardha të këmbësorëve.

Shumë njerëz janë mbledhur aty për të parë sesi ai kalontë ngadalë “duke respektuar” rregullat e qarkullimit. Kalimtarët i hidhnin ujë herë pas here, që ta hidratonin duke e mbajtur për më shumë se një orë të gjallë.

Radha e makinave pas tij u bë e gjatë duke pritur derisa ai të kalonte.

Shikoni pamjet!