Nga kjo e dielë, sheshi “Italia” është në dispozicion të qytetarëve si vend parkimi publik për makinat, i pari i llojit te tij si investim i  Bashkisë së Tiranës. Kryetari Veliaj zgjodhi pikërisht ditën pa makina për të përuruar parkimin e ri publik të ndërtuar në këtë hapësirë, sipas standardeve bashkëkohore. 

"Më vjen mirë që ky është investimi i parë i një serie investimesh. Javën tjetër ne do të vazhdojmë me një parking tjetër të ngjashëm publik, në sheshin përpara stadiumit ‘Dinamo’, pastaj do të vazhdojmë në sheshe të tjera, në të gjithë Tiranën”, tha Veliaj. Kryebashkiaku ka paralajmëruar gjithashtu, se shumë shpejt bashkia do të fusë koncepte të reja të administrimit të parkingjeve publike, në mënyrë që ato t’i vijnë në ndihmë qytetarëve, por duke orientuar sa më pak trafik drejt qendrës që qytetit- tha Veliaj

Veliaj shtoi se të ardhurat e parkimit të sheshi “Italia”, ashtu si edhe të ardhurat nga parkingjet e tjera publike, do të shkojnë në investime për më shumë korsi biçikletash dhe lulishte.

"Lajmi i mirë është se të ardhurat nga parkimi në Tiranë do të investohen në lulishte dhe korsi biçikletash. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë ambientet publike. Për sa kohë që janë gati t’ia paguajnë parkimin dikujt, i cili në mënyrë të paligjshme zapton një copë trotuari, ve një arkë apo një kusi dhe u merr lekët, thuajse në mënyrë të dhunshme, pse jo, t’ia paguajmë këtë qytetit, i cili i kthen këto në investime për banorët e këtij qyteti”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Edhe këtë të djelë ashtu sikurse ishte paralajmëruar kryeqyteti kaloi një tjetër ditë ku per te levizur nuk perdoren automjetet. Nën moton "Tirana pa makina" Bashkia e Tiranës synon te ndërgjegjësojë qytetarët që të përdorin më pak mjetet që shkaktojnë ndotjen e mjedisit dhe më shumë biçikletat apo transportin urban.

veliaj parkimi sheshi italia

veliaj parkimi sheshi italia

veliaj parkimi sheshi italia
 
Redaksia online
(S,m/shqiptarja.com)