Në kabinetin “Rama”, “Gruaja e
guximshme”, Bardhylka Kospiri
Kryeministri i vendit Edi Rama është shquar për risitë e tij, teksa ka përfshirë në qeverisjen e vendit të gjitha grupet e interesit, të përndjekurit, ish-pronarët, por dhe përfaqësues të shtresës të invalidëve.
TIRANE- Kryeministri i vendit Edi Rama është shquar për risitë e tij, teksa ka përfshirë në qeverisjen e vendit të gjitha grupet e interesit, të përndjekurit, ish-pronarët, por dhe përfaqësues të shtresës të invalidëve. Kështu në qeverinë “Rama” do të bëjë pjesë edhe një prej aktivisteve më të njohura për ligjet dhe të drejtat mbi personat me aftësi të kufizuara.
Bardhylka Kospiri do të ketë rolin e zëvendësministres së Mirëqenies dhe Rinisë në kabinetin “Rama”. Në vitin 2010, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Xhon Uidhers, i dorëzoi çmimin “Gruaja më e guximshme” Bardhylka Kospirit, Drejtoreshë Ligjore e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Paaftësisë, se “është një eksperte në fushën e aksesit për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe një kontribuese kyçe, në formulimin e rregullave mbi to”.
Kospiri dhe Fondacioni Shqiptar i të Drejtave të Paaftësisë kanë qenë udhëheqës në avokatinë, lobimin, përshtatjen, zbatimin e politikave dhe legjislacionit, që kanë lidhje me aftësitë e kufizuara. Kospiri ka qënë edhe kandidate për deputete në kohën kur Erion Veliaj drejtonte G99.
(Ne foto: Erion Veliaj me 2 zv/ministret, Gentjana (Mara) Sula dhe Bardhylka Kospiri)Zv/ministrja tjetër Gentjana (Mara) Sula vjen nga shoqëria civile. Ajo është doktorante pranë Universitetit të Tiranes mbi barazinë në arsim, mban titullin Master në Administrim Biznesi dhe është diplomuar në degën Biologji, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale.
Genta ka një eksperiencë pune 15 vjeçare në hartimin, administrimin, mbikëqyrjen dhe vlerësimin e programeve për reformat arsimore, si dhe ka punuar me Bankën Botërore dhe UNICEF. Në fokusin e punës së saj si zëvendësministre është reforma në arsimin profesional.
Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
25%
-
I keq
25%
-
As i mirë as i keq
50%
Vota total: 4
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Serbia intensifikon lobimin e saj në Perëndim
28 Korrik 2023, 16:56
-
Skandali i lobimit të Katarit në PE, zv. Presidentja jep dëshminë: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime, nuk ishin të mijat
16 Dhjetor 2022, 21:26
-
Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë, akuzojnë partinë e Le Pen
24 Shtator 2022, 17:23
-
Dosja e SPAK, Petrit Vasili firmosi kontratat e lobimit të Metës me para të dyshimta, nuk u deklaruan në KQZ dhe ILDKP! Rrezikon të merret i pandehur
11 Korrik 2022, 16:26
-
Ato ditë kur presidenti ngjizte lobing me 700 mijë dollarë
22 Qershor 2022, 09:58
-
Gazetarja Xharra: Politikanët kanë paguar për lobimin e tkurrjes së Kosovës
8 Qershor 2020, 23:00