“Kështu dua ta ruaj, ishte e Ismailit tim”, thotë ajo duke pëshpëritur. Më pas ajo nis të qajë. Në qetësi. Një qetësi që e bën dhimben të duket më dëshpëruese dhe më zemëruese brenda kuzhinës së shtëpisë ku jetonte Ismaili me nënën, partnerin e saj Michele dhe motrën e tij 4 vjeçe.
Motra
“E vogla nuk e di... po ia themi pak e nga pak”, thotë Debora me një shikim të humbur që të jep ndjesinë e shikimit por jo të të parit. “Ata ishin shumë afër, por dhe është shumë e vogël për t’i bërë ballë kësaj dhimbjeje.”
Në dhomën e Ismailit gjendet një poster i Vasco Rossi dhe Marilyn Monroe. Debora ka dashurinë e vëllait të saj Augusto, që është si të ishte nipi i tij i rritur dhe dashurinë e Michael, i cili përpiqej të ishte si baba për 17-vjeçarin.
Deri tani ata kanë refuzuar të flasin për gazetarët për tragjedinë. Por lajmi për rrëfimin e vrasësit - që nëna e Ismailit i vënë dyshim fjalët e tij - kërkesa e tij për “falje” hapi një vrimë në murin që i ndante nga bota e jashtme.
“Më lejo të vë në dyshim autenticitetin e fjalëve të atij që vrau djalin tim – thotë Debora – Por, si mund të thuash që situata më doli nga duart?”
Të gjitha të dhënat tregojnë për një krim të paramenduar. Për një arsye absurde. Të kërkosh falje, për këtë gjë është një moment i vështirë. Ky është momenti për të kërkuar një dënim të merituar.
“Asgjë dhe askush nuk mund të më rikthejë buzëqeshjen, mirësinë dhe dashamirësinë e djalit tim, por shpresoj tek drejtësia hyjnore dhe drejtësia në tokë”.
Miqtë
Nëna e tij është treguar shumë e kujdesshme kur i ka folur Ismailit për shoqërinë. Ajo tregon se djali i saj kishte shumë miq. “Një djalë i mirë, i gjindshëm, plot me miq. Shumë i gjatë, 1.8 m, dukej si i rritur, por ai ishte një fëmijë i madh që besonte më shumë se çdokush.”
“I kisha thënë që të tregohej i kujdesshëm me shoqërinë – ndërhyn nëna – por ai më qetësonte duke më thënë: Mos u shqetëso, shoqërohem me njerëz të mirë. Por unë vazhdoja t’i thoja se nuk mund të besojmë tek çdokush.”
Kujtimet kthehen tek e diela: Ismaili pranoi që dy shqiptarët që e ftuan, ta shoqëronin për t’u larë në lumë, pa e ditur se do të takonte vdekjen.
“Sa keq për ëndrrat e tij. Djali im më tha se në shtator do të studionte shumë. Ai donte të bëhej kuzhinier ose polic. I pëlqenin të dy profesionet dhe nuk kishte vendosur ende.”
Michael shton: “Ai aspironte që të lëvizte dhe jashtë gjithashtu, ëndërronte për një qytet të madh që i ofronte mundësi punësimi që një vend i vogël nuk ia garantonte.”
Një vajzë me flokë të gjatë kafe troket në derë dhe kërkon që të flasë me Deborën. “Ai kishte shumë miq dhe shoqe, dhe e dashura e tij e fundit ishte Giulia, që duam ta prezantojmë”.
“Do të të pëlqejë mami. Ajo do të unë të heq dorë nga cigarja”, më pati thënë dhe në fakt e kishte reduktuar ndjeshëm numrin e cigareve që tymoste gjatë ditës. “Sa do të më mungoi përkujdesja dhe pasioni i tij.”
Verën e kaluar, djaloshi punonte në një bar afër shtëpisë. “Pronari e vlerësonte për korrektësinë dhe saktësinë me të cilën punonte. Por, djali im thoshte se nuk i dukej as pune sepse ishte shumë i përkushtuar. Por tani gjithçka mori fund.”
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)