Media gjermane solli dje rrëfimin e një kolegu të shkrimtarit 79-vjeçar hungarezo-hebre, Akos Kertesz, që kërkoi azil në Kanada. Është historia e trishtë, por edhe me paralele me Shqipërinë dhe pse jo me figurat e saj të shquara që ende janë ambasasadorët e Shqipërisë në botë. Çfarë bëri Akos Kertesz? La në fund të jetës së vet atdheun sepse: “Hungarezi është gjenetikisht i nënshtruar. I lumtur ai shkrryhet në baltën e diktaturës, hungëron, gëlltit ushqimin dhe nuk do ta pranojë se
do ta therin. Ai nuk do të mësojë të punojë, ai është në gjendje të ketë vetëm zili, ai e mbyt atë tjetrin, që arrin diçka me punë, studim dhe risi”. Shfrimi i tij është
për mohimin që partitë në pushtet po i bëjnë holokaustit ndaj kombit hebre, por edhe ndaj gjendjes aktuale në Hungarinë e sotme, e cila nën udhëheqjen e Viktor
Orban po rrëshqet në një udhëheqje autokratike, duke marrë vetëm paralajmërime nga BE-ja,ku bën pjesë. Që prej prillit 2010, me shumicën që gëzon në qeveri, Orban po rikthen Hungarinë e diktaturës, me spastrime në administratë, në emër të patriotizmit edhe mediat duhet të vetëcensurohen, pra duke mos shkruar kundër qeverisë. Akos Kertesz ka premtuar se do të kthehet një ditë kur Hungaria të bëhet demokratike, tolerante dhe humane”.
Kthehemi në Shqipëri. Miku i Viktor Orban është Sali berisha, që vetëm një javë më parë shpenzonte tre ditë të çmuara për të mbështetur e për të marrë mbështetje për demokracinë hungareze dhe atë shqiptare. Ato që kryeministri hungarez po i bën këto dy vite, homologu i tij në Tiranë ka gati 7 vite që i ka kryer me kohë. Ka gjunjëzuar institucionet e pavarura, ka tredhur drejtësinë, ka vdekur jo vetëm kulturën, por edhe artin dhe ai sot pret që ai tu japë edhe bocetet për monumentet e 100 vjetorit, ka kriminalizuar admnistratën, duke graduar zyrtarët e hurit dhe të litarit, nëpunës të vegjël që janë brejtësit e fundit të zinxhirit gllabërues që ha paratë e shqiptarëve, ka mbjellë në vend klimën e terrorit ndaj çdo zëri kundër, po falimenton ditë pas dite mediet e pavarura dhe kritike ndaj qeverisë. Në 22 mars 2012, dy dekada pas ardhjes së tij në pushtet, ai ishte i vetmi në tribunën e një feste qesharake turbo-folku dhe poshtë tij flamurmbajtësit e lodhur dhe të shantazhuar të administratës shtetërore. Ishte i vetëm, sepse të tjerët ose kanë ndërruar jetë, ose janë përjashtuar si armiq të partisë. Si 22 vite më parë, vendi që ai po drejton me grusht të hekurt është më keq se ajo diktatura që de jure u rrëzua nga antikomunistët e veshur demokratë.
Një vit para se ajo të binte, ne kishim Akos Kertesz-in tonë, shkrimtarin e shquar Ismail Kadare. Ikja e tij në Francë dhe azili politik që kërkoi ishin sinjali i qartë që ai sistem duhej shkallmuar dhe rregjimin e demaskoi jo vetëm pena më e shquar e njohur ndërkombtarisht, por edhe njeriu që kishte qenë deputet dhe figurë e rëndësishme e botës intelektuale të lidhur me pushtetin.
23 vite më vonë, Ismail Kadare ndan jetën mes Tiranës dhe Parisit, indiferent ndaj gjithçkaje, konformist me kohë të plotë, edhe pse me ndonjë spazmë rebelimi nga ajo e vitit 1989, siç e tregoi kur iu drejtua publikisht Lulzim Bashës për tu tërhequr nga rinumërimi, më saktë vjedha e votave për mandatin e Tiranës 10 muaj më parë. E pra na duhet një tjetër. Nëse nuk e gjejmë, jemi si hungarezi i Akos Kertesz: “gjenetikisht i nënshtruar, i lumtur ai shkrryhet në baltën e diktaturës, hungëron, gëlltit ushqimin dhe nuk do ta pranojë se do ta therin. Ai nuk do të mësojë të punojë, ai është në gjendje të ketë vetëm zili, ai e mbyt atë tjetrin, që arrin diçka me punë, studim dhe risi”.
(Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com