Na transportuan koronavirusin por vetë janë imunë…Ja sekreti i tyre

Na transportuan koronavirusin por vetë janë imunë…Ja sekreti i tyre

Shkencëtarët nga e gjithë bota po punojnë për të kuptuar sekretin lakuriqëve, këtij gjitari të vogël, rezervuar i patogjenëve të panumërt, por që janë të aftë të mos sëmuren prej tyre

Shërbimi shoqëror që bëjnë lakuriqët është i pamohueshëm: ata pastrojnë bimët nga dëmtuesit, ndihmojnë në shpërndarjen e farave në tokë duke i fekonduar ato dhe ushqehen me insekte që janë potencialisht të dëmshëm për njerëzit, përfshirë mushkonjat. Problemi është se, duke qenë bartës të viruseve, këto kafshë duhet të lihen vetëm në habitatin e tyre natyror.

Shembulli i fundit i dëmeve që mund të shkaktojnë ata është Covid-19 (nëse e quajmë të mbyllur kapitullin se virusi I ri ka ardhur prej tyre). Ky koronavirus, duke përdorur një bartës të ndërmjetëm, domethënë një kafshë tjetër, sulmoi njerëzit. Rezultati është një pandemi që ka infektuar gati 4 milion njerëz në të gjithë botën, duke vrarë midis 7% dhe 10% të të infektuarve.

Viruset dhe lakuriqët

Në vitet e kaluara ka pasur të paktën tre koronaviruse që kanë ardhur te njerëzit nga lakuriqët. Midis viteve 2002 dhe 2003 ishte Sars ndërsa në vitin 2012 ishte Mers. Në rastin e fundit, bartësi i ndërmjetëm ishte deveja, ndërsa me Sars-CoV-2 të dyshuarit kryesorë si bartës të ndërmjetëm janë  janë gjitarët Pangolina dhe Zibeti, prezent edhe te Sars

Ekzistojnë pak a shumë 14 mijë specie të ndryshme të lakuriqëve, secila me  karakteristikat e veta. Ajo që është e sigurt është se të gjithë kanë një gjë të përbashkët: imunitetin total ndaj viruseve që mbartin. Po, sepse ka shumë koronaviruse që, për mijëvjeçarë, kanë bashkëjetuar me lakuriqët pa krijuar problem? Cila është marrëdhënia midis lakuriqëve dhe viruseve të tyre? Kjo është pyetja që studiuesit nuk janë në gjendje të përgjigjen. Tre koronaviruset e përmendura (Sars-CoV-1, Mers dhe Sars-CoV-2) kanë shkaktuar sëmundje serioze te njerëzit, por, për ndonjë arsye të çuditshme, nuk kanë gërvishtur aspak "dhelprat fluturuese", lakuriqët.

Një hulumtim i botuar në ‘Scientific Reports’ ka treguar se disa koronaviruse, përfshirë atë të Mers, janë në gjendje të përshtaten mrekullisht me organizmin e lakuriqëve. Virusi shumëfishohet në qelizat e kafshës, pa i vrarë ato. Jo vetëm kaq: patogjeni vendos një marrëdhënie pozitive me bartësine ndërmjetëm, deri në atë pikë sa ta bëjë atë imun. Me fjalë të tjera: është pothuajse sikur lakuriqët të kishin një sistem super imunitar falë viruseve që ata mbartin.

Por mjafton fare pak për të prishur ekuilibrin midis viruseve dhe lakuriqëve. Kur këta gjitarë grumbullohen në kafazet e tregjeve të lagështa ose ndryshojnë habitatet, sistemi i tyre imunitar stresohet, nuk ndjen rehat më dhe ‘ikën’ duke kërkuar kafshë të tjera. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e koronavirusit që po përjetojmë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë