Shqiptarët anë e mbanë festuan 100 Vjetorin e Pavarësisë. Ndryshe nga herët e tjera kjo ngjarje me qëllim u shndërrua në një festë komerciale, e ngjashme me festën tradicionale të Vitit të Ri ( apo deri diku edhe Shën Valentinin). Si rrjedhojë nuk u kursye nga askush e në asnjë moment euforia, ekzaltimi dhe dëshira për të festuar e brohoritur fort “Oh sa mirë me ken shqiptarë”. Thirrjet për bashkimin e munguar kombëtar ranë si këmbana e na bënë të harrojmë gjithçka, por për sa kohë?
Këtë vit qeveria u përk¬ujdes më së miri duke derdhur miliarda lekë për të siguruar një atmosferë festive me rastin e "100 vjetorit" që ta mbajmë mend gjatë. Kjo për të krijuar një ambjent të denjë për të shpërthyer nacionalizmin që lehtësisht mund të shkojë deri në delir. Por, pasi festuam e pranuam me gëzim çdo gjë që na servirën, askush nuk u kujtua të mendonte se çfarë mund të fshihej pas fasadës kuq e zi që qeveria me kujdes ndërtoi për të mbuluar çdo rrudhë, çdo plagë të Shqipërisë që edhe pse vetëm 100 vjeçare, duket e plakur dhe e shfrytëzuar.
Nëpërmjet mjeshtrave në Ministrinë e Kulturës e më gjerë, shteti ja lejoi vetes të bënte makiazh special. Me simbole gjigande zuri sytë e vegjël të shqiptarëve, me një tortë shumëtonëshe ëmbëlsoi gojët e hidhëruara të njerëzve dhe me 1000 desh të pafajshëm ngopi stomakët e uritur me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Nuk kurseu para pa fund edhe pse në kohë krize e kur varfëria është më e përhapur se kurrë. Rreth 8 miliadë lek u derdhën vetëm nga qeveria në kuadër të kësaj feste për të zbukuruar imazhin e Shqipërisë me këtë rast.
Shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë janë lehtësisht të parashikueshëm në kërkim të një gëzimi kolektiv të dëshiruar. Edhe sot ata mbeten viktima të fasadave plot ngjyra, muzikës nacionaliste turbo, të obsesionuar pas televizionit që bombardon informacion propagandistik dhe lumit të mesazheve të ngarkuara nota emocionale. Duket si "Gostia e Fundit", a thua se misioni u krye dhe tani s´mbetet më çtë bëjmë.
Po çfarë festojnë vallë shqiptarët? Duket se festojnë thjesht faktin që ekzistojnë ... në sytë e botës, por jo më shumë se kaq.
Ky ishte një rast i mirë për pushtetin që kishte nevojë për një fushatë ekzaltuese ku shqiptarët të festojnë e për pak apo shumë kohë ta heqin mendjen nga hallet e përditshme, nga problemet ekon¬omike, mungesa e ligjit, e gjithcka tjetër që i brengos. Ky ambjent ishte i favorshëm për bizneset. Nacionalizmi i shkon për shtat biznesit për të rritur fitimet ashtu siç i shkon për shtat pushtetit për të lartësuar në delir arritjet e 100 Vjetëve Shqipëri. Prandaj Pushteti dhe Biznesi (edhe pse me qëllime të ndryshme) u bënë aleatë në këtë manipulim masiv të mendjeve të shqiptarëve.
I pari për të siguruar provokuar krenarinë e shqiptarëve dhe kthyer atë në mbështetje politike anë e mbanë trojeve shqiptare, ndërsa i dyti për të provokuar eufori / ekzaltim dhe kthyer këtë në sjellje konsumatore për të blerë produkte nën logon 100 Vjet Pavarësi. Jo më kot gati të gjitha bizneset në mënyra të ndryshme u bënë pjesë e fushatës 100 Vjet Pavarësi, edhe pse realisht ato nuk përfaqësojnë asgjë të lidhur me kombin a patriotizimin. Janë thjesht biznese nacionale apo multinacionale në një treg global që kërkojnë të fitojnë para.
Si rrjedhojë na u duk normale që Ismail Qemali u pa në televizor duke pirë birra apo dhjetra biznese valëvizin flamurin kombëtar duke shndërruar simbolet më të shtrenjta kombëtare dhe diskursin patriotik-nacionalist, në një mesazh promocional me efekte të larta subliminale për të shitur mall e për ta kthyer në kapital.
Nacionalizmi nuk duhet të ngatërrohet me Patriotizmin. Edhe pse të ngjashën në përdorim e shpesh edhe në kuptim. Patriotizmi është përkushtim personal ndaj një vendi dhe një mënyre jete të caktuar pa ndikuar ndaj të tjerëve. Pra buron nga vetja, për veten dhe është mbrojtës si në aspektin kulturor edhe në atë ushtarak. Ndërkohë nacionalizmi në anën tjetër ka si qëllim influencimin e njerëzve për të përqafuar një idelologji të caktuar, për një qëllim të caktuar nëpërmjet përdorimit të mekanizmave të ndryshëm psikologjik (Media), politik (partitë) apo edukativ (shkollat).
Si rrjedhotë nacionalizmi është ngushtësisht i lidhur me pushtetin dhe kontrollin e tij. Ndërkohë pranohet fakti se çdo nacionalist ndiqet nga besimi se e kaluara mund të lartësohet, dhe një pjesë të kohës e kalon në një botë me fantazi ku gjërat ndodhën ashtu siç duhet, duke u përpjekur të korrigjojë me laps e gomë historinë e tij triumfatore. Kësaj vorbulle nuk mund t´i ikin as intelektualët të cilët ashtu si pjesa tjetër e shoqërisë nuk mund t´i shpëtojnë nacionalizmit, shpesh me dilemën e frikën se nëse nuk bëhen pjesë e saj, nuk janë shqiptarë të mirë.
Gjithçka është kaq e qartë dhe aspak e komplikuar për t´u kuptuar, por nëse prekemi emocionalisht ajo kthehet në dalldisje atdhedashurie. Në fund të fundit suksesi i propagandistit qëndron pikërisht në gjetjen e duhur të fjalëve që audienca i ka në zemër. E ne të gjithë Shqipërinë e kemi në zemër. Prandaj qeveritarët, edhe pse pa asnjë vizion, lëshuan një lum mesazhesh verbale apo simbolike, me nota të forta nacionaliste pa kursyer thirrje për shqipëri etnike apo bashkim të trojeve shqiptare.
Në simbolikën e saj 100 vjetori i Pavarësisë duhej trajtuar me ndjeshmëri, etikë dhe maturi për të transmetuar vlera dhe histori. Por në të vërtetë u kthye në një lavatriçe nacionaliste konsumatorësh, ku secili centrifugoi cfarë deshi: dikush para e fitime, dikush reputacion dhe nder të pamerituar, dikush pushtet e dikush hakmarrjen duke ndryshuar historinë e shkruar. Ashtu si një festë e madhe, me plot alkol e gëzim, procesi drejt të bërit esëll është i dhimbshëm.
Zakonisht shoqërohet me zhgënjime mbi realitetin e fshehur nën petkun kuq e zi. Ndoshta kjo do na bëjë të kuptojmë se në fillim jemi njerëz e pastaj shqiptarë. Sepse fasadat shpejt do të grisen, për t´u mbuluar nga të tjera ndërkohë që poshtë saj mbeten sfidat e verteta patriotike të cilat pushtetarët duan t´i fshehin se nuk u dalin dot zot.
*Master në gazetarinë Globale në Suedi
Shkrimi u botua sot në gazetën SHQIPTARJA.com
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com