Një Shqipëri Etnike me 64 mijë kilometër katrorë, pasaportë shqiptare për cilindo shqiptar që e do, apo çdo të huaj që investon 200 mijë dollarë, një ligë e përbashkët futbolli, një eter i përbashkët për transmetimet radiotelevizive…S pazmat e post-28 nëntorit nuk e kanë lëshuar shefin e qeverisë së Tiranës.
Në muajt e fundit të mandatit 8-vjeçar ka ide të tjera: të mbrojë përmendoren e luftëtarëve që Lirisë në Luginën e Preshevës, që e cilëson pjesë të Shqipërisë etnike, edhe pse është Pjesë e Serbisë, të ndajë shtetësi për të gjithë shqiptarët, të organizojë ndeshje futbolli të përbashkëta, të unifikojë transmetimet radio-televizive… pra asgjë e përbashkët me rritjen e mirëqenies mes dy vendeve shqipfolëse, heqjen nga harta e tyre si vende ku sundon varfëria, krimi dhe korrupsioni, por vetëm një turbo-folk elektoral, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Një propagandë që, në rastin e deklaratave për kufirin e Shqipërisë etnike deri në Prevezë, ministri i jashtëm grek Avramopoulos e komentoi të dielën si e thënë për "konsum të brendshëm" nga ana e autoriteteve shqiptare.
Të mbeten të tilla?
100 vite pas ndarjes së kufijve të Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, hiq ato kilometër katrorë troje që ish-mbreti Zog u fali me Shën Naumin dhe një pjesë të Vermoshit, Shqipëria ka mbetur në ato sinore. Kufijtë e hamendur nga Preveza deri në Preshevë për atë që Berisha e cilësoi "Shqipëria etnike" me "67 mijë kilometër katror janë tokë etnike shqiptare", siç do të deklaronte në 30 nëntor 2012 në një aktivitet të organizuar nga bashkia e Tiranës, vetëm sa shqetësojnë kancelaritë e huaja, që shohin me frikë se Shqipëria po humb edhe vlerësimin e mëparshëm si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Ndeshjet e përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës i ndalon FIFA. Ajo ndalon ndeshje me skuadra, apo federata, pa miratimin e saj (neni 83.1); federata shqiptare duhet të veprojë në përputhje me vendimet e FIFA-s (Neni 13, Artikulli 1/d), ndërsa Artikulli 2 i po Nenit 13, thotë se dhunimi i këtyre detyrimeve, ka sanksione që prashikohen nga statuti i FIFA-s. Pra një koflikt me FIFA-n është i mundur, shto këtu edhe faktin se futbolli në Shqipëri për 2012, mori medaljen e turpit, sepse u rendit si më i trukuari në Europë.
Po aq utopi është edhe i ashtuquajturi unifikim i tregut të licencave për transmetim në Kosovë dhe në Shqipëri, kur dihet se përcaktimin e frekuencave nuk e bëjnë qeveritë, por autoriteti ndërkombëtar "International Telecomunication Union" (ITU) dhe marrëveshjet bazohen te konventat ndërkombëtare.
Realisht ndarjet Shqipëri-Kosovë janë të thella dhe hendekun nuk e mbush patriotizmi i vonuar për llogari elektorale. Jo vetëm nga mentaliteti, por mbi të gjitha ato që kanë më rëndësi: shkëmbimet ekonomike dhe tregtare. Ekspertët e ekonomisë në Kosovë thanë dy ditë më parë se marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë për vitin 2012 ishin thjesht zhgënjyese. Ibrahim Rexhepi drejtor në Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale në Kosovë deklaroi se prej 10 vitesh shkëmbimi mes dy vendeve ka mbetur te hekuri apo mbeturinat e tij, ose këmbime të thjeshta tregtare. Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pranoi se prej 13 vitesh marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve janë në nivel të ulët dhe pa marrëveshje për investime të përbashkëta.
Më keq është parashikimi i Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Tregtisë së Kosovës që pohoi se marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë shfrytëzuar aq sa ka hapësirë dhe kapacitet. Kusari është e njohur në Shqipëri për bllokadën që pak muaj më parë i bëri çimentos që shkonte në Kosovë nga Shqipëria dhe për protestat që bënte, kur autoritetet doganore shqiptare bënin taksim të lartë të patates që vinte nga Kosova.
Kjo është panorama e lidhjes ekonomike Shqipëri-Kosovë, përtej demagogjisë dhe folkut politik, që e gjen te Porti i Shëngjinit, i cili i ishte premtuar shtetit të pavarur të Kosovës, si rruga më e shkurtër. Por rruga edhe për atje ka humbur. Dhe që sot gjen një rrugë të re që Berisha ka menduar përpara fushatës: atë të kartës nacionaliste, si streha e fundit.
Shkimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com(print), 8 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com