Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço prezantoi sot kandidatin e LSI-së dhe aleatëve të saj për bashkinë e Beratit, Petrit Sinaj. Naço deklaroi se tek Petrit Sinaj është gjetur një kandidat i denjë për Beratin, i cili do të promovojë vlerat më të mira të këtij qyteti.
Duke iu drejtuar qytetarëve të Beratit, ministri Naço u shpreh se, duhen lënë mënjanë ndasitë e së shkuarës. "Të lëmë mënjanë ndasitë e së shkuarës".
Gjatë fjalës së tij, Naço theksoi se duhet të bëhet një bilanc për arritjet dhe mangësitë. Më tej, ministri Naço, deklaroi se mazhoranca ka zgjedhur një kandidat të denjë për Beratin.
"Të bëjmë një bilanc të arritjeve dhe të mangësive. Besim se kemi gjetur një kandidat të denjë për Beratin. Të promovojmë vlerat më të mëdha të Beratit", tha Naço. /atsh/
/Shqiptarja.com