Skema e bujqësisë/ Naftë 50% me lirë, Rrapaj: Trefishohet fitimi i fermerëve! Ky vendim do të rrisë të ardhurat në buxhet

47 mijë fermerë të pajisur me NIPT, nga 1 janari 2021 do të marrin karburantin 50% më lirë nga sa e kanë blerë këtë vit. Heqja e taksës së akcizës, e karbonit dhe e qarkullimit do u kursej fermerëve 80 lekë për çdo litër karburant. Tabela Për kreun e Agrobiznesit Agim Rrapaj, ky është një vendim do rrisë fitimet e fermerëve dhe jo vetëm.

 “Nëse buxhetit të shtetit do të mungojnë disa të ardhura që i merrte direkt nga shitja e karburantit përmes taksave, ata do të marrin tashmë shumëfish, 2-3 herë më shumë nga rritja e prodhimit, dhe njëkohësisht edhe nga situata e tjera që do të përmirësohen. Tashmë të gjithë janë të interesuar që të punojnë tokën, dhe të përdorin mekanikën bujqësore për të tretët”, u shpreh për Report TV Rrapaj.

Informaliteti në bujqësi mbetet shqetësim, por Rrapaj thotë se  lehtësimi i barrës fiskale do të nxis formalizimin e tyre.

“Është një ndër elementët kyç që do të ndikojë në formalizimin e fermerëve. Janë të interesuar fermerët të formalizohen duke pasur parasysh përfitimet që kanë nga ulja e çmimit të karburantit dhe ata do të kuptojnë se të formalizuar ata përfitojnë më shumë. IPARD II pati një rritje të numrit të fermerëve të formalizuar, dhe skemat kombëtare po ashtu, ndërsa karburanti ne presim që të dyfishojë numrin e fermerëve të cilët do të pajisen me NIPT”, deklaroi Rrapaj.

Në vend janë rreth 300 mijë fermerë dhe një vendim i tillë pritet ti shtyjë edhe drejt regjistrimit dhe të kenë NIPT për të përfituar naftën me gjysmë çmimi. Që të përfitojnë naftën ata do të pajisen me kartën e fermerit dhe do të marrin aq karburant sa duhet për kulturën që ata do të mbjellin. Një vendim i tillë do ti kushtojë buxhetit të shtetit 1 miliardë lekë. Ndërkohë vitin që vjen pritet të rritet edhe prodhimi, dhe në këtë mënyrë do të reduktohet edhe importi.

“Ne nuk themi që nuk do të importojmë pasi shumë produkte kryesisht frutat ekzotike nuk prodhohen këtu, por ato që prodhohen këtu ne shpresojmë që të reduktohet importi tej mase”, shprehet kreu i KASH.

ÇMIMI I KARBURANTIT: Është 160 lekë/litër-Bëhet në 2021 79.6 lekë/ litër- Kursimi për fermerin 80.4 lekë/ litër

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liqeni Shkodres: 20/11/2020 16:33

    Rrena me bisht,njeshtu ka 30 vjet qe ju thone fermereve,te tane para se me marre pushtetin,manej kur hypin ne pushtet nuk dalin ne ate krah.

    Përgjigju
    • Titi: 20/11/2020 18:41

      Ky e mban llafin eshte shoku i Metes vetem qe do 7%.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja