Namir Lapardhaja: Lufta më e vështirë, me atë pjesë të shoqërisë që e sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zotë

Namir Lapardhaja: Lufta më e vështirë, me atë pjesë të shoqërisë që e sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zotë

Sado të përpiqet dhe të punojë, SPAK dhe prokurorë të veçantë të tij, nuk e zhbëjnë dot sociologjinë dhe antropologjinë e një pjese të shoqërisë, e cila sheh te hajduti heroin dhe njeriun e zotë.

Të çojnë këdo pas hekurave, sërish do ketë një pjesë që do ta përçudnojë punën e tyre me thënie 'për aq pak të futen brenda', 'të tjerët po vjedhin më shumë', 'hë se si mbretër do rrojnë në burg', 'për aq vite sa do dënohen, do t'i bënim dhe ne me qejf'.

Është histeria e një pjese të shoqërisë që nuk ka turp nga hajdutëria, sepse që të vegjël janë edukuar me idenë se ai që është më hajduti është më i zoti, se krimineli i lagjes është çun i respektuar, se ai që bën korrupsion, të zgjidh hall etj.

Është sëmundje që e ka shoqëruar për vite me radhë të gjithë shoqërinë tonë duke krijuar modelin e përmbysur të vlerave dhe duke ngritur antivlerat në piedestal.

Ky sistem dhe kjo klasë politike janë pjesë e kësaj superstrukture shoqërore, e cila jo vetëm e ushqen, e pronovon, por e ka si idhull hajdutin dhe të korruptuarin, e ka si model që do ta arrijë e të bëhet si ai. (Po kur të thonë, po pse ti të ishe në vendin e tij, nuk do vidhje? Dhe nëse ti merr guximun dhe i përgjigjesh "Jo", të quajnë budalla apo k.qe kandari!)

Ndaj përpara se t'i kërkoni SPAK dhe prokurorëve të tij llogari, mos harroni se është një pjesë e shoqërisë që lufton kundër tyre, duke filluar nga kafexhiu më i thjeshtë i lagjes më të humbur te 'analisti' më i famshëm me kohë të pafundme mediatike, pas së cilit fshihet një oligark që përfiton nga pushteti favore të paligjshme, një donatorë që bën lekë njëkohësisht me mazhorancën sot ashtu edhe me atë dje, një shukë e madhe euro që e paguajnë vetëm për të sulmuar dhe për të anatemuar punën e prokurorisë, sepse kjo klasë politike bie së bashku me klientët e saj ekonomik dhe mediatik.

Prandaj ajo që kanë bërë deri më sot, me një mentalitet shoqëror dhe një luftë mediatike të paprecedent, është një akt i vërtetë heroizmi, e cila nuk mund të arrihej në asnjë situatë tjetër pa një mbështetje të madhe. Fatmirësisht ata që e mbështesin janë në përputhje me pritshmëritë e pjesës më të madhe të shqiptarëve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë