Naomi Campbell "goditet" nga fansat si hipokrite

Naomi Campbell
Naomi Campbell është prej 20 vitesh ambasadore e grupit për të  drejtat e kafshëve PETA, Ethical Treatment of Animals dhe ka pozuar nudo për fushatën bashkë me 4 modele të tjera.

Në foton nudo shkruhet, “Më mirë e zhveshur se sa e veshur me gëzof”.

Çdo pallto prej lëkure kafshe do të thotë se ajo ka vdekur në mënyrë të dhimbshme dhe me të madhe nënvizohet “Mos vish gëzof”, shkruan modelja.



Drejtori kreativ i markës prestigjoze Givenchy, Riccardo Tisci është treguar tepër bujar duke i dhuruar asaj një çantë dore prej lëkure gjarpri e cila kap çmimin 1,795$ dhe një pallto gëzofi.

Ajo ka falenderuar Riccardon në Instagram duke bërë publike edhe dhuratat.

Edhe në vitin 2009 Naomi kishte realizuar një set fotografik për fushatën Dennis Basso e veshur me gëzof ku është “goditur” nga fansat me emrin hipokrite.



Shumë fansa i kanë bërë “unfollow” modeles në Instagram, ndërsa stilistja Hannah Goode ka shkruar që admirimi im për Naomi Campbell përfundoi.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

3/2
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën