‘Napoli i fortë, por Milan ka histori!’ Baresi komenton shortin e Champions-it: S’është përballje e Seria A

‘Napoli i fortë, por Milan ka histori!’ Baresi komenton shortin e Champions-it: S’është përballje e Seria A

Legjenda e Milanit Franco Baresi

Menjëherë pas shortit të çerekfinaleve të Champions League kanë ardhur edhe reagimet e para, me protagonist legjendën e Milanit Franco Baresi, i cili komentoi Napolin, kundërshtarin e ‘djallit’. Fillimisht për “Sport Mediaset” ai u shpreh se:

“Napoli do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë. Po kalojnë një vit të jashtëzakonshëm dhe një vit të madh. Do të jenë ndeshje të hapura në të cilat ne do të duhet të rrisim nivelin dhe të bëjmë paraqitje të shkëlqyera. Do të na duhet më shumë për të ecur përpara.”

Napoli i preferuari?

“Konkurencat europiane janë gjithmonë të veçanta dhe të ndryshme nga kampionati, ku po dëshmohen se janë superiorë ndaj të gjithë të tjerëve, me paraqitje mbresëlënëse. Duhet t’i respektosh ato. Megjithatë, Milani ka një histori dhe ne do të luftojmë për të.”

A ka rëndësi historia në Champions?

“Sigurisht që ju ndihmon. Nëse luani për Milanin, e dini se keni disa përgjegjësi, e dini historinë… Rrugëtimi ynë ka qenë shumë i mirë. Fatkeqësisht, një italiane do të ndalet, por ne kemi gjithçka për të krijuar probleme edhe për Napolin.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm