Leonard Koka shantazh e kërcënime ndaj Carlo Bollinos pas publikimit të fotos së Metës me trafikantët

Leonard Koka shantazh e kërcënime ndaj Carlo Bollinos pas publikimit të fotos së Metës me trafikantët

Presidenti Meta duke ngritur dolli me Nar Kokën, në krah të tij Xhevdet Troplini

Leonard Koka, vëllai i deputetit  Lefter Koka kërcënon botuesin Carlo Bollino pas publikimit të fotove që tregojnë presidentin e republikës Ilir Meta, i cili në vitin 2017 tashmë president i emëruar, merr pjesë në një darkë në krah të dy trafikantëve të drogës Xhevdet Troplini dhe Altin Hajri. Koka, në vend që të shpjegojë arsyet e pranisë së tij dhe të vëllait të tij Lefterit dhe te Kreut te Shtetit në krah të trafikantëve, kërcënon dhe shantazhon të publikojë foto imagjinare që tregon Carlo Bollinon në restorant në Shijak të familjes Hajri. ''Une kam foto shume Karlo per ty dhe per ata qe paguan ty'', shkruan Leonard Koka në një mesazh që ja ka besuar për publikim një gazetari të Syri.net, që ka për pronar djalin e Berishës dhe me zyra qendron tek pallati i Ilir Metës.

Leonard Koka dhe gazetari që shkruan per Syri.net gjykojnë më të rëndësishme të saktësojnë se dy trafikantët nuk ishin aty për të festuar fitoren e LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017, sic hipotizon Shqiptarja.com dhe ReportTV, por për të festuar ditëlindjen e Lefterit. Pra ky është saktësimi thelbësor që Nard Koka i ka besuar gazetarit të familjes Meta përmes të cilit bën kërcënimin. Asnjë shpjegim as nga ana e Kokës, as nga ana e gazetarit për praninë e dy trafikantëve në atë tavolinë, të dy subjekte të OFL-së. Xhevdet Troplini, i arrestuar në 2006 për trafik ndërkombëtar droge është ulur mes Ilir Metës (në atë kohë president i republikës i emëruar) dhe Lefter Kokës (deputet i LSI i sapozgjedhur) pikërisht në qendër të tavolinës në një pozicion “zoti  i shtëpisë”. Altin Hajri, aktualisht i kërkuar për sekuestrimin dhe vrasjen e Jan Prengës, edhe ai i dënuar për trafik droge, është me ta në të njëjtën tavolinë.

Sipas gazetarit të familjes Meta skandali qëndron në publikimin e fotos, jo në atë që fotot tregojnë. Por nuk është i vetmi. Pjesa më e madhe e portaleve dhe të mediave kryesore shqiptare nuk i kanë publikuar këto foto. As PD nuk ka reaguar deri tani dhe as Doktor Berisha i cili është gjithmonë i gatshëm të publikojë çdo gjë nga plehrat. Këtë herë, në mënyrë të çuditshme nuk po dëgjohet zëri i asnjë gazetari “investigativ”, asnjë medie “të lirë”, asnjë forcë politike opozite që prej vitesh udhëheq një betejë propagande kundër kriminalizimit të politikës, nuk po e vënë re se Kreu i Shtetit darkonte e bënte dolli me dy trafikantë droge ne vitin 2017, jo 20 vjet perpara! Tani le të shohim nëse shoqatat e gazetarëve do të reagojnë ndaj këtij shantazhi publik që përmes një medie i bëhet një medie tjetër që guxon të denoncojë me fakte dhe foto lidhjet mes krimit dhe politikës.

Leonard Koka, vëllai i ish-deputetit të LSI, Lefter Koka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berat: 05/03/2020 20:42

    Ku esht Sala Majmuni Pse sflet per kte foton,se kur shef te tjeter thot grupi çiftelia, Yyyyyyyyy vdekshi te gjith te shpetojm

    Përgjigju
  • pllaqi: 05/03/2020 18:32

    tju laj komet nar katunari e ti pije ujin komve tuja o Karlo. e njifim shume mire kush osht po hajt mo ja me foto me nanon dhe meten i duket vetja i forte

    Përgjigju
  • sapa: 05/03/2020 18:11

    Falemnderit Carlo per denoncimet.Eshte me e pakta qe mund te behet se ky vend ka pjedhur me kohe dhe askush nuk e ben dot!

    Përgjigju
  • Taulant: 05/03/2020 16:40

    E imagjinoni per nje moment qe kryeminister te ishte ndonje nga keta te Thurrjes per shembull, nje nga keta buzequmshtit qe kane vetem teori se si ky vend per t'u bere kerkon nje alternative e re qe duhet te jete dikush prej tyre. Si do e manaxhonte Endri, Panoja, Besjani luften me kete llum 30 vjeçar te fuqishem financiarisht qe rri verdalle politikes, me teori apo me kompromis, se per veprim te han mune?! Carlo qendro i forte, do e kapi lapsi edhe kete mavrine e Territ!

    Përgjigju
  • Bledi: 05/03/2020 12:08

    Po Sali Berisha, ku eshte pse nuk flet per keto foto, Apo nuk i ka pare akoma. Ai nxjerr foto per nje hajdut portokallesh jo me tani qe eshte Presidenti ne foto. Ku je o Sali dixhitali pse hesht.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 05/03/2020 11:43

    Keta halabak e legena i han.m*** Bolinos. Bolino eshte cub. Eshte nje nga gazetaret me te komletuar dhe neutral. Keta tanet shumica e kan heger corben e prishur .

    Përgjigju
  • Cubi: 05/03/2020 11:25

    Kapini e rrasini ne burg bashk me koken e krimit lir legenin.

    Përgjigju
  • Ana: 05/03/2020 09:29

    Jan ber te gjith si luani i plagosur po japin shpirt egersirat e vendit me meten ne krye te pa ftyret kercenojn Bolinon qe esht nje gazetar i persosur po e verteta dhemb prandaj terbohen bishat

    Përgjigju
  • Arsi: 05/03/2020 07:25

    Rama e Meta të ulen të hanë darkë me ngjala se ata vetëm e zgjidhin këtë muhabet.. Plehra njerëz RAMA. SALI, BASHA META, MONIKA CIZMJA.. CARLO BOLLINOS JU I VINI ANAS O VRASËS O PLEHRA, CARLO BOLLINOS ËSHTË SHQIPËTARI MË I MIRË NGA TË GJITHË, SEPSE TREGON TË VËRTETA QË AS JË NUK KA BY TI THOT

    Përgjigju
  • dulja: 05/03/2020 07:09

    ky eshte AI patrioti i shqiponjes ,o populle mjafte u genjyete me keta hajdute e ipokrite te gjithe njesoje jane plera e legena

    Përgjigju
  • Boni: 05/03/2020 04:42

    Cuni Narit punon ne Kryeministri, nje thes me plehra jan Rama, meta, luli, mona etj etj. Te mjeret shqiptare...

    Përgjigju
  • Ligji: 05/03/2020 01:21

    Publikimi i kercenimit dhe shantazhit te ketij kerme eshte gjeja e duhur. Lefteri dhe Nar Koka megjithe Klanin Duka jane padrinot e vertete te krimit. E neveritshme qe politikanet tane jane te kesaj kategorie dmth miq dhe ortak te ketij llumi. Me publikimim e sms kriminale Carlo tregoi se nuk ka frike nga shantazhi sado i piset te jete ai. Tregoi se eshte burre, nderkohe qe ne nuk kemi prokurore, police dhe gjyqtare burra qe ti tregojne vendin e duhur kesaj bande. Shqiptaret shkojne ne mitingun e langaraqit Meta per te sjelle kete bande ne pushtet. Rama nuk flet, ministruci i vogel i rendit nuk flet, Kapsi me ne krye Tan Lepurin nuk flet dhe vepron. Te presim ndonje reagim nga zoti se ndryshe nuk kemi shpetim.

    Përgjigju
  • Atdhetari: 05/03/2020 01:09

    Nuk e kuptoj se: PËRSE Moderatorët në Studiot e TV bë Shqipëri gjithnjë Lejojnë të Ofendohet Carlo Bollino. Sa herë që Flet me Fakte, bën Analiza sipas Bindjes dhe Gjykimit të Tij këta TIPA BANDITA E KANIBALËSH s'i Gjata, Alibeaj, Ceka, Koka, Salianji & Co., I përmendin s'e: Je Italian dhe Nuk e Njeh Shqipërinë. Nuk bëhesh dot shqiptar etj., idiotizma të tilla. Unë nuk di që në Studiot TV Italiane të Jetë Ofenduar ndonjë Shqiptar i Ftuar, përveç Respektit dhe Vlerësimeve që kanë bërë sidomos në Europë JANË MË TË RRALLËT DHE MIQTË MË TË MIRË!?

    Përgjigju
  • Plasi morri: 04/03/2020 23:46

    Sa e turpshme të jesh pjesë e kësaj shoqërie! Ec aty Koke, morri!

    Përgjigju
  • Emigranti: 04/03/2020 23:38

    Nuk behet me ai vend.. Koka e shtetit eshte qelbur me shume se koka e atij peshkut qe kalbezehet ne ujerat e zeza.. Imangjinoje cfare politikane te kalbur kemi..

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 04/03/2020 23:28

    Ilir Meta qe puthi flamurin kombetar? Nuk ka mundesi. Presidenti yne sikur donte te shkaterronte nje "Organizate Kriminale Nderkombetate". Parlamenti te mblidhet ne seance te jashtezakonshme e ta shkarkoje sic eshte e percaktuar ne kushtetute.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 04/03/2020 23:24

    Filluan te dalin lakrat sheshit tani.

    Përgjigju
  • Niku: 04/03/2020 23:00

    Per ca ngrefet si gjel ky Nar halabaku?? Po e di gjithe Durrsi qe si Alt katunari ashtu ene Poja kane qene mbeshtetes te LSI (financues) ne zgjedhjet e 2017.. dhe me paftyrsine me tmodhe dilni edhe boni gam gam si qente, tu fillu nga Nari, te ai i kullumi president ene tu maru te bundrra Monike!!! Po ju pra legena me ate LSI tuje e bote zullum cdo gjo, tu afru afer vetes trafikante edhe ordinera. Po kur tdali qe Indrit Dokle pat sjelle vrases me pagese nga Burreli per zgjedhje dhe rrijshin me çunin e Ter Kokes (Arbrin) gjithe diten neper terren ene zyrat e LSI Durres, apo ish drejtorat halabake te LSI qe shumica jane neper ndjekje penale, ca do ngrehesh me thone ti Naro apo si do justifikohet Lir meta, apo ca pergjigje do japi ajo llapaqenja Monika?? Se kuptoj akoma kush i shko mrapa ktyne legenave, fundrrina LSI, qe bojn sikur i hapet barku per shqiptaret.. ptuuu rrace legenash

    Përgjigju
  • Bir Selmani nenes: 04/03/2020 22:23

    Baftjar Presidenti... Nje bole president i denje per tavolina sarhohesh fshati...turpi Zotit...turp per ne si shoqeri dhe popull qe zgjedhim dhe perfaqesohemi nga njerez te tille... Zero kultilure dhe edukata qytetare ndaj pushtetit dhe sjelljes me te...

    Përgjigju
  • linda: 04/03/2020 21:55

    Ja ky eshte stafi i te ashtuquajturit President...vazhdojne gjithnje me te njejten metode...dhune shantazh po the te verteten...dhe aktroi kaq bukur ne 2 mars ..si gjithnje ...kjo eshte demokracia qe aspiron presidenti & Co....te sillet sikur eshte pronati i Shqiperise dhe shqiptareve...natyrisht ..keshtu ndohet sepse ka rrembyer cdo pasuri ne kete vend si ne mallin e babait......Sa keq.......Si nuk mendon qe pasojat do bien mbi femijet e tij.......Pangopesi.....aspak qyteterim por shoellar qe e cojne vendin vetem ne regres...

    Përgjigju
  • Alb: 04/03/2020 21:39

    Ben kercenime me grat ky se per gruan e ilirit jan ber vidio porno e spo i thot gje njeri.

    Përgjigju
    • Shqip: 05/03/2020 01:35

      Amon ishalla sdalin ato video se ta naverisin femren per gjithe jeten.

  • Ali: 04/03/2020 21:30

    Çfare shkruani per kete ordinerin e durresit Nar Koka ka... ky eshte vetem nje legen burre . Dhe nuk duhet qe te shkruani emrin neper gazeta se i jepni vetem rendesi ketij analfabeti.

    Përgjigju
  • kasem dorraci: 04/03/2020 20:59

    Ketu e ke gabim Nardi.Ja ke fut kot kesaj here

    Përgjigju
  • andrea: 04/03/2020 20:47

    Nuk e kane te gjate. Jane ne liste per ne Rec

    Përgjigju
  • Këneta: 04/03/2020 20:43

    Më shumë e ul veten Presidenti.po të vazhdoj protestat gjithashtu ul dhe imazhin e Shqipërisë

    Përgjigju
  • ramizi: 04/03/2020 20:21

    E mer Fatos Nano akoma mban ere muti qe na plase. Nga ty i kemi peshqesh keto pleahta

    Përgjigju
  • Katnari: 04/03/2020 20:18

    Katunar Nari ka foto? Hahahaha si nuk te vjen turp qe je katandis me keq se grate e Kenetes. Ti Soprano as 100 km lnuk i afrohesh familjes Bolino. As kepucet nuk ja fshin dot si beje me nanon e si po boke me Meten

    Përgjigju
  • Ilir: 04/03/2020 20:17

    Carlo, shqiptaret e ndershem jo mafioze jane me ty, jo me keta katundare milionere qe Fatos Nano per turp te tij e per te zezen e qytetarise na I beri sebep. Mund te mbyllin shume goje e shume boshlleqe me para, por edukata e femijerise eshte Baza,ato boshlleqe nuk I mbushkan dot.Po I paguan Shqiperia qytetare.

    Përgjigju
  • Nardroga: 04/03/2020 20:09

    Gruaja e Karlos jo ne tavoline me ju ndyresira e llum i ketij vendi, po as me dyllbi nuk mund ta shihni. Zoterinjte dhe qytetaret nuk frekuentojne rracen tuaj te ndyre trafikante te poshter. Ju e kaloni jeten mes fekaleve se fekale jeni

    Përgjigju
  • Lari: 04/03/2020 20:09

    Do jen mledh per me mbrojt kushtetuten se nuk eshte ashtu siç mendoni ju sander mafishja

    Përgjigju
  • Lari: 04/03/2020 20:05

    He mer se e rregullojn shpejt ato e dime pergjigjen ne akoma pa e thene se ishin ne tavolin po nuk i njohim se sa njerez vijn me bo foto me ne nuk i njohim te gjithe mjer populli shkret nga ça njerezish qeveriset

    Përgjigju
  • Ay qe njihte ate: 04/03/2020 19:58

    Ne cdo vend evropian, nese presidenti i vendit fotografohet ne darke private me kriminele automatikisht shkarkohet, nese nuk dorehiqet diten e neserme!!!

    Përgjigju
  • Durrsaku: 04/03/2020 19:47

    Ca plehrash ordinere. Turp i Duresit dhe shqiperise

    Përgjigju
  • O Plera Berish: 04/03/2020 19:32

    Pse nuk flete per KLANIN e Zemunit Malaviten ? Apo te ka zene mu... fytin

    Përgjigju
  • Mjalti: 04/03/2020 19:30

    Te te hane mune keta kellira o Carlo

    Përgjigju
  • Sara: 04/03/2020 19:17

    Ky eshte supermafiozi qe Rama beri president....gjith njelloj jane.I mjeri popull qe vazhdon tu shkoj nga pas si turme bagetish

    Përgjigju
    • Njëri si ju: 05/03/2020 07:35

      Po pra e kuptoi me vonesë.Të gjithë të përlyer janë pjesë e katrahurës që jetojmë e që agravohet dita-ditës

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë