Kryeministri Rama e quajti narrativë perverse dhe diabolike narrativën e PD-së se qeveria e tij nuk ka investuar dhe ka lënë në harresë veriun. Rama renditi disa akse kombëtare dhe disa rrugë që janë ndërtuar nga qeveria e tij pas vitit 2013.
'E paimagjinueshme që narrativa perverse diabolike dhe përçarëse nxitëse e urrejtjes e cila ka dominuar 30 e kusur vite politikën vazhdon ushqen dhe ka njerëz që e han që qeveria jonë nuk ka bërë investime në veri. Ne nuk kemi bërë? Nëse marrim investimet në veri të qeverisë edhe ato që akoma nuk kanë përfunduar në rrugën e Kombit, që qeveria e mëparshme burimi i kësaj narrative, i ndërtoi vetëm trupin, e la totalisht rrugëve nga pikëpamja e pjesëve të tjera. Vetëm urat janë sot atje si rezultat i kësaj qeverie dhe të tjera.
Janë investime në veri që të marra së bashku janë jo një herë por disa herë se sa gjithë investimet në veri në infrastrukturë nga të gjitha qeveritë më parë. Rruga e Arbrit nuk është në jug por në veri, e ka bërë kjo qeveri. Rruga nga Shkodra në Velipojë e premtuan sa herë deshën vota dhe e harruan sa herë morën votat nga besnikëria e verbër e shkodranëve që po shohin sot ndryshimin. Rruga që të çon deri në Lurë, nuk është në jug, rruga e Dukagjinit nuk është në ju, ashtu si rruga e Komanit që do hapet kantieri.
Ashtu si pa i hyrë numërimit, rruga e Valbonës, ishte një shirit inaugurimi i hedhur përtokë, s’kishte as rrugë dhe kishte borxhe. Ashtu si të gjitha turizmat që janë ndërtuar deri shumë më tutje Bajram Currit. Aty ku maja e malit rri bashkë me retë, me mbështetjen e qeverisë dhe AHZBR, që çfarë nuk thonë sot, por që ka lënë gjurmët e prekshme të 500 projekteve transformuese për bujqësinë. Nuk janë në jug por në veri.'
Lajmi kryesor: