NASA bën zbulimin e madh: Gjurmë jete në Mars

NASA bën zbulimin e madh: Gjurmë jete në Mars

Mbetje organike në Mars

Nasa deklaroi se në ditët në vijim do të nxirrte informacione të reja që kishin gjetur falë robotit Curiosity që ndhodhet prej vitit 2012 në Mars. Agjencia Amerikane e Hapësirës shuajti kureshtjen e të gjithëve nëpërmjet një deklarate që studiuesit e Nasa e cilësojnë zbulimin më emocionues në sipërfaqen e planetit Mars. Curiosity ka zbuluar materie organike në sipërfaqen e Marsit, një zbulim që përforcon akoma më shumë bindjen mes shkencëtarëve se dikur ky planet kishte jetë.

“Mundësitë për të gjetur shenja jete antike në Mars në misionet e së ardhmes sapo na u shtuan”, deklaroi  Ashwin Vasavada, shkencëtar në projektin Curiosity. Ekspertët kërkojnë që puna të përqendrohet tek kërkimet e gjetjes së formave të jetës aktuale në Mars.

"Jam i bindur që në misionet e së ardhmes do të zbulojmë të tjera të dhëna më të emocionuese për Planetin e Kuq”-është shprehur Thomas Zurbuchen, shkencëtar i NASA-s.

Materiet organike janë mbetje që krijohen vetëm nga forma jete dhe zbulimi për ekzistencën e tyre në Mars është bërë nga dy grupe të ndryshme shkencëtarësh, që në fund kanë arritur në të njëjtin rezultat. Puna e shkencëtarëve do të bazohet tek përpjekjet për të tërhequr në Tokë mostra të këtyre mbetjeve organike, për t’iu nënshtruar analizave më të detajuara, që do të shpjegonin prejardhjen dhe formën e organizmit që ka lënë pas këto gjurmë.

Sot për sot , sipërfaqja e Marsit është e pabanueshme, por shkencëtarët besojnë fort se miliona vite më parë ai ka qenë i populluar dhe këto pretendime i bazojnë tek gjurmët e lëna nga lumenjtë që dikur besohet se rridhnin në sipërfaqen e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani

S'ka derbi shqiptarësh në Serie A, dëmtohet Ylber Ramadani