NASA ka parashikuar se një asteroid do ti afrohet tokës gjatë javës së ardhshme, dhe për këtë aryse Agjencia Amerikane e Hapësirës e ka quajtur këtë si objektin më ta madh ndonjëherë, që është afruar aq afër planetit tonë.

NASA bën të ditur se pika më e afërt e asteroidit me sipërfen e tokës do të jetë rreth 27.700 kilometra.

Edhe pse kjo distancë është e afërt, NASA thotë se nuk ka arsye për frikë.

Asteroidi është rreth 50 metra i gjerë, më i vogël se masa standarte e tyre. NASA ka parashikuar se ky asteroid do të ketë pikën më të afërt me tokën gjatë 15 shkurtit më saktësisht në orën 19:24 dhe do të kalojë nëpër Oqeanin Indian.

Vendet që do të shikojnë asteroidin më nga afër do të jenë Evropa Lindore, Asutralia dhe Azia.