NASA ka publikuar fotot e para të raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë, duke i hapur rrugën misioneve të kolonizimit në Mars.
Raketa e quajtur SLS (Space Lunch System) do të përdoret për të transportuar austronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe të ndihmojë në eksplorimin jashtë sistemit tonë diellor. Shkencëtarët gjithashtu shpresojnë se raketa e re mund të luajë një rol të rëndësishëm në misionet në Mars duke vendosur bazë hapësinore në orbitën e planetit.
SLS, e cila është ende duke u ndërtuar do të jetë raketa më e fuqishme në botë. E dizenjuar për misione eksploruese në hapësirë, duke përfshirë dhe studimin e asteroideve, SLS do të jetë e gatshme për lëshimin e parë në hapësirë në vitin 2017.
Në testin e parë, raketa do të jetë në gjendje të çojë në hapsirë 77 ton ngarkesë në orbitën e Tokës, gati tre herë më shumë se sa mund të mbajë një ‘space shuttle’. Ndërkohë që, prej orbitës SLS mund të konfigurohet në mënyrë që të mbajë deri në 143 ton.
Skuadrat e inxhinierëve dhe shkencëtarëve gjithashtu konfirmuan se raketa e re mund të fluturojë në trajektore direkte në drejtim të planeteve jashtë Sistemit tonë Diellor, pa përdorur gravitetin e planeteve të tjerë për të marrë shpejtësi. Në këtë mënyrë edhe koha e udhëtimit do të shkurtohet ndjeshëm.
Një shembull mund të jetë udhëtimi për në Mars i cili mund të kryhet me një raketë, në vend të 3 që kërkohen me raketat e ditëve të sotme.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com