Një teknologji e projektuar nga NASA u aplikua pas tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri për të ndihmuar lokalizimin e të bllokuarve nën rrënoja.
Agjencia hapësinore tha se grupeve të shpëtimit në Turqi iu dërgua një teknologji e ashtuquajtur ”spinoff” e NASA-s që mund të zbulojë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Prototipat e njësive, u ndërtuan fillimisht nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së përpara se t’i licensonin ato në SpecOps.
Njësitë punojnë duke përdorur një radar me mikrovalë për të zbuluar lëvizjet e vogla të trupit të shkaktuara nga procese të tilla si rrahjet e zemrës ose frymëmarrja.
“Trupi juaj lëviz një milimetër kur zemra juaj rreh. Për shkak se vetë rrënojat nuk lëvizin, ne mund t’i ndajmë ato lëvizje nga njëra-tjetra”, tha Jim Lux, i cili ishte menaxher i detyrave në prototipat FINDER.
“Pastaj, ne shikojmë të shohim nëse lëvizja tregon rrahje zemre dhe frymëmarrje”, theksoi ai.
NASA tha se po punonte gjithashtu për të ndarë pamjet e saj ajrore dhe të dhënat nga hapësira për të mbështetur punonjësit e ndihmës. Kërkimi për të mbijetuar vazhdoi pas dy tërmeteve të fuqishëm që goditën rajonin kufitar turko-sirian me disa orë larg një jave më parë, pavarësisht shpresave në pakësim e sipër.
Tërmeti i parë regjistroi një magnitudë prej 7,7 ballë më 6 shkurt dhe i dyti, më vonë po atë ditë, regjistroi një magnitudë prej 7,6 ballë Rihter.
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39.4%
-
Të gabuar
51.8%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2118
Lajme të tjera
-
Kërkimi për jetën aliene shtrihet në hënat e akullta të Jupiterit, të enjten hidhet drejt qiellit raketa 'Ariane 5'
13 Prill, 14:32
-
Një ‘përbindësh i padukshëm’, në formën e një vrime të zezë lëviz në mënyrë të pakontrolluar në Univers.
7 Prill, 16:35
-
VIDEO/ Prag zgjedhjesh në Turqi, Erdogan shpërndan sërish para në dorë për fëmijët! Opozita reagon ashpër
4 Prill, 11:13
-
NASA zgjedh ekuipazhin që do të fluturojë drejt hënës
3 Prill, 21:17
-
Astronomi britanik:Teleskopi hapsinor do të na afrojë në realizimin e misionin ambicioz dhe zbulimit të mistereve të reja
1 Prill, 15:36
-
Lufta në Siri ua shkatërroi jetën, tërmeti në Turqi ua shoi shpresat
23 Mars, 13:42
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Vodhën 25 ton ndihma ushqimore që do i shkonin banorëve të prekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, arrestohen 3 persona
17 Mars, 22:35
-
Pallatet e shembura nga tërmetet e fuqishme në Turqi, inxhinierët drejtojnë gishtin tek qeveria: Erdogan amnistoi ndërtuesit e paligjshëm
11 Mars, 18:48
-
Tërmeti tragjik në Turqi, 23-vjeçari që shpëtoi nga rrënojat e një pallati pas 63 orësh: Më shpëtoi filmi
7 Mars, 22:42
-
Një avion me ndihma, Cristiano Ronaldo prek me gjestin për Turqinë dhe Sirinë
6 Mars, 10:54
-
E trishtë në Turqi/ Ndërron jetë 10 vjeçarja që u nxorr e gjallë nga rrënojat e tërmetit së bashku me të atin
4 Mars, 22:36