Naser Aliji rikthehet te
Baseli, por jo në Europë

Naser Aliji rikthehet te<br />Baseli, por jo në Europë
Mbrojtësi i Kombëtares Naser Aliji është rikthyer te Baseli pas huazimit te Vaduzi për këtë sezon.

Dëmtimi i afrikanit Adama Traore me përfaqësuesen e Bregut të Fildishtë la skuadrën pa mbrojtës të majtë.

Aliji do të jetë përsëri me Bazelin deri në janar, por jo në Europa League, pasi lista në UEFA është dorëzuar.

Mbrojtësi 21-vjeçar do të nisë të premten përgatitjet dhe do të jetë i gatshëm për sfidën e Kupës së Zvicrës më 20 shtator ndaj YF Juventusit.

Naser Aliji vlerësohet edhe si një nga lojtarët me të ardhme në ekipin kombëtar të futbollit pas paraqitjes së mirë që realizoi në përballjen miqësore ndaj Francës në qershor në Elbasan.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë 'Xhamadani vija vija' në praninë e presidentit Begaj