Nata e ndërrimit të viteve, Koçiu për Report Tv: Mbi 2 mijë mjekë e infermierë në gatishmëri, të hapura 31 Qendra Shëndetësore

 

Në natën e ndërrimit të viteve, 2 mijë mjekë e infermierë do jenë në gatishmëri. Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçi në intervistën e parë dhënë për mediat, tha për Report Tv se natën e ndërrimit të viteve do jenë të hapura edhe 31 Qendra Shëndteësore në gjithë vendin, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

"Janë në gatishmëri strukturat shëndetësore. Janë marrë masa që puna të vijojë normalisht. Do kemi forcë të shtuar personeli shëndetësor, mbi 2 mijë punonjës në gatishmëri, jo vetëm në spitalet rajoanle, bashkiake, por edhe në sistemin parësor, 31 qendra shëndetësore që do funksionojnë me tre turne", u shpreh Koçiu. 

Ministrja tha po ashtu se në Tiranë gjatë gjithë sezonit të dimrit shërbimi i urgjencës pediatrike do jetë 24 orë i hapur.

“Tirana do ofrojë në gjithë sezonin e dimrit shërbimin e urgjencës peditarike 24/7, po ashtu edhe gjatë ndërrimit të vitit, e hapur në katër qendra shëndetësore, 6, 7, 8 dhe 10 në Tiranë. Pjesë e shtuar do jetë edhe urgjenca kombëtare për ti ardhur në ndihmë kujtdo që do ketë nevojë për një shërbim urgjence, apo në banesë”, tha Koçiu për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Ministrja Koçiu për Report Tv: 36 mijë familje me fëmijë e 58 mijë persona me aftësi të kufizuar 10 mijë lekë bonus për Vitin e Ri! Në 2024 rikonstruktohen 60 Qendra Shëndetësore


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore