Ndryshe nga vitet e tjera, Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që festën e ndërrimit të viteve ta presë së bashku me qytetarët në sheshin “Nënë Tereza”, me një koncert festiv dhe spektakël fishekzjarrësh. Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, ftoi sot qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen festës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për numërimin mbrapsht të sekondave dhe për të ndjekur surprizat e përgatitura për natën e ndërrimit të viteve. Festimet do të nisin nga ora 22.30 dhe përfundojnë pas mesnate ku nuk do të mungojnë aktivitetet kulturore-artistike
"Këtë vit kemi një dekor ndryshe dhe shumë elegant në të gjithë Tiranën. Gjithashtu, janë organizuar aktivitete dhe projekte artistike e kulturore të shumta. Do e përfundojmë këtë vit me koncertin festiv, me emra të njohur të muzikës shqiptare se si Kamela Islamaj, Eugent Bushpepa, Marsela Çibukaj, Vesa Luma etj. Gjithashtu, do të kemi trupën e cirkut kombëtar dhe disa DJ të njohur”, tha Dhame.
Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos përdorin fishekzjarre.
“Dua t’ju kujtoj qytetarëve se Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë marrë të gjithë masat për të mos pasur asnjë incident në këtë natë. Gjithashtu, lutemi të kemi mirëkuptimin tuaj sa i përket përdorimit të mjeteve piroteknike, pasi Bashkia e Tiranës do të garantojë një spektakël shumë të bukur dhe festiv me fishekzjarrë”, vijoi Dhame.
Në koncertin që do të nisë në orën 22:30, krahas këngëtarëve të njohur do të ketë edhe pjesëmarrjen e trupës së të rinjve të Cirkut Kombëtar dhe DJ të përzgjedhur. Bashkë me qytetarët për të pritur Vitin e Ri do të jetë dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com