TIRANË, 4 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/- Aleanca e Atlantikut të Veriut e cila po zhvillon samitin e saj dy ditor në Wells, Celtic të Britanisë së Madhe ka vendosur të vijoi mbështetjen e saj në Afganistan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rassmunsen, i cili përmes një deklarate për shtyp u shpreh se Aleanca e Atlantikut të Veriut është krenare dhe i është mirënjohëse të gjithë burrave dhe grave që po luftojën dhe po punojnë për paqen në Afganistan.
"Liderit që po marrin pjesë në samitin e NATO-s (4-5 Shtator 2014), kanë dhënë konsensunsin e tyre për të vijuar mbështetjen ndaj Afganistainit. Vendet gjithashtu i kanë bërë thirrje kandidatëve për President në Afganistan të japin mbështetjen e tyre për të vijuar bashëkpunimin me qëllim përmbylljen e sa më shpejt të marrëveshjeve të sigurisë dhe paqes të nevojshme për shtetin aziatik. Po ashtu kandidatëve i ësthë kërkuar ruajtja e qetësisë dhe rendit përgjatë zgjedhjeve elektorale, duke pranuar rezultatin e vendimit të qytetarëve Afgan"-, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen.
Ai bëri të ditur se NATO nuk do mbështes më në formë ushtarake Afganistanin, pasi ka ardhur momenti që Afganët të hapin një kapitull të ri për të ardhmen e tyre. "Mbështetja jonë do të jetë më e afët, sa i takon trajnimeve të forcave ushtarake të Afganit."-, vijoi Rasmunssen. "Në dhjetor, vijoi ISAF( misioni ndërkombtar i mbështetjes së Afganistanit), mbyll punën e saj në Afganistan, por kjo nuk do të thotë që NATO nuk do të ndjekë më ngjarjet në vendin aziatik. Jo, ne do të jemi aty duke mbështetur në Afgan të ri, një Afgan që i drejtohet paqes, sigurisë dhe zhvillimit. Mbështetja jonë do të jenë në fushën e sigurisë, përmes stërvitjeve të kordinuara me forcat ushtarake Afgane. Po ashtu do mbështesim me ndërtime shkolla e qendrave mjekësore, si dhe një të policie të denjë për qytetarët Afgan, me qëllim qe vendi Aziatik të nis një rrugëtim të ri drejt zhvillimit"-përfundoi Rasmunssen.
Në fund ai kujtoi se është shumë e rëndësishme që gjatë këtij rrugëtimi, qytetarët e Afganit dhe kandidatët aktual për President të bashkëpunojnë për paqen dhe sigurinë në vendin e tyre.
Gjatë samitit, drejtuesit e ISAF (vendeve aleate të misionit paqeruajtës në afganistan) theksuan rëndësinë e vijimit të punës në Afganistan. Në fjalën e tyre liderët e ISAF i vunë rëndësi ndihmës ekonomike dhe sociale që ky mision duhet ti japë udhëheqësve Afgan për të ndërtuar një shtet të bazuar në ligj dhe rend që respektojnë të drejtat e njeriut. Në samit gjithashtu u diskutua edhe mundësia për të shpërblyer të gjitha ata burra dhe gra që kanë shërbyer për paqen dhe sigurinë në Afganistan në emër të NATO-s. "Ky është momenti që ne të kujtojmë sakfiricat tonë dhe arritjet tona. Së bashku me këto është momenti të vlerësojmë kurajon, sakrificën për t'i dhënë vendit tonë dhe botës paqen e merituar", përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmunssen./a.g/










