Natyrshmëria dhe origjinaliteti i aktorëve shqiptarë është për t’u admiruar! Gazetarja: Filmat shqiptarë që mund t’i shihni në karantinë/VD

Në morinë e kinematografisë botërore, e cila ka sjellë vazhdimisht filma prej të cilëve jemi frymëzuar, edhe filmat shqiptarë të realizuar nga aktorët që kanë lënë gjurmën e tyre në botën e filmit në Shqipëri, mund të jenë një shoqërues shumë i mirë I ditëve tuaja të karantinimit, për t’ju rikthyer edhe një herë historisë, e cila në këto filma ka ardhur në mënyrë shumë origjinale.

“Natyrshmëria dhe origjinaliteti i aktorëve shqiptarë është për t’u admiruar!” Kështu shprehet gazetarja Elsa Ymeri, njohëse shumë e mirë e kinematorgrafisë botërore, por edhe asaj shqiptare, e cila ka zgjedhur që këtë të premte nga emisioni “Rreze Dielli” në Report Tv të rekomandojë një listë me filma shqiptarë që mund të shihni në karantinë. 

"E zgjodha filmin “Përrallë nga e kaluara” sepse tq gjithë filmat e Dhimitër Anagnostit janë për t’u parë. Është ndjesi shumë e mirë kush shikon figurat e kinematografisë shqiptare sërish. Janë figura që mbeten në mendjen e publikut. Për mua 14 vjec dhëndër ka një atmosferë unike dhe specifike, jo vetëm për shkak të batutave por edhe nga pikëpamja regjisoriale, mjeshtëria e aktorëve është po ashtu për tu vlerësuar. Natyrshmëria dhe origjinaliteti i aktorëve shqiptarë është për t’u admiruar!” thotë gazetarja.

Filmat shqiptarë që ajo rekomandon janë:

 

1-Përrallë nga e kaluara

2-Apasionata

3-Bolero

4-Cifti i lumtur

5-Duaje emrin tënd

6-Treni niset në 7 pa 5

7- Une e dua erën

8- Hije që mbeten pas

9-Jeta në duart e tjetrit

10- Telefoni i një mëngjesi

11-Pranvera s’erdhi vetëm

12-Në çdo stinë

13-Dhe vjen një ditë

14- Edhe kështu edhe ashtu

15- Dy herë mat

16-Zëvëndësi i grave, etj.

Gazetarja thotë se gjithashtu edhe të gjithë filmat e regjisores Xhanfize Keko një thesar plot vlera që duhen parë nga të gjithë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson

Ambasadori i Rusisë në Tiranë largohet nga Shqipëria, ja kush e zëvendëson