Nazarko:Bankers refuzoi qeverinë
Shteti ka rënë! Pesha:Keqnegocim

Nazarko:Bankers refuzoi qeverinë<br />Shteti ka rënë! Pesha:Keqnegocim
TIRANE - Fakti që "Bankers Petroleum" ka refuzuar të zbatojë urdhrin e qeverisë për të pezulluar aktivitetin, tregon se shteti ka rënë. Këtë qëndrim mbajti opinionisti Shpëtim Nazarko në “5 Pyetjet nga Babaramo” në televizionin A1 Report në emisionin e quajtur “Nëntoka e Bankers”. Ndërsa ish-kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Besjan Pesha tha se kontrata e koncesionit me kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum” për nxjerrjen e naftës është negociuar keq nga shteti shqiptar në 2004-ën kur u lidh marrëveshja.
 
Përgjegjësitë për katastrofën në fshatin Marinëz të Fierit ende nuk kanë dalë për shpërthimet në puset e naftës që sollën ndotjen e mjedisit e dëmtuan për të disatën herë banesat përreth. 

Nazarko tha se për të shmangur të tjera tragjedi duhet një grup ekspertësh, ndërsa paralajmëroi se nëse Bankers do të vazhdojë të gjejë terren për të ushtruar aktivitetin e saj të pakontrolluar, fshati Marinzë do të kthehet në të pabanueshëm.

Kjo pa mban erë Gërdec shumë herë më të madh, po shikoj një lemeri jo ngjashmëri. Ajo tokë nuk do të japë më as prodhim asgjë. Duhet një grup ekspertësh sepse po zhdukim një pjesë të hartës së Shqipërisë. Për 40 vjet resht të mos kesh më tokë bukë, dhe kjo ndodh në një zonë ku pas 5 vjetësh të mos ketë më as bukë për të ngrënë, mund të ndodhë të kemi një zonë të pabanueshme në mes të Shqipërisë. Të të ndalojë ministri dhe të mos zbatohet urdhri i bie që nuk ka më qeveri”, tha Nazarko.

Megjithatë, ish-kreu i AKBN-së Besjan Pesha tha se autoritetin për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të Bankers e ka Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. “S’ka reagim nga kompania se urdhri duhet t’i vijë nga AKBN, nuk mund të stopohen me çdo lloj urdhri. Nëse prishet marrëveshja pa shkak shkohet në arbitrazh dhe ajo kompani të thyen në mes”, u shpreh Pesha.

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo se si trajtohen burimet natyrore nga shteti shqiptar, Pesha tha se rezervat që ka pasur në këtë drejtim ia ka shprehur qeverisë së asaj kohe. Ai tha se problem mbetet fakti që burimet copëtohen për shkak të interesave ndaj biznesit.

"Ka pasur një tendencë që nuk ka qenë pozitive që janë copëtuar burimet. Po të shohim Bulqizën është copëtuar në copëza, në galeri që janë kthyer në burim konflikti vetëm për të kënaqur sa më shumë biznesmenë.. Edhe me HEC-et ka ndodhur e njëjta gjë, janë fragmentarizuar, kanë krijuar një problematikë sa i përket perceptimit të investitorëve të huaj”, theksoi Pesha.

5 pyetje

Si e shpjegoni këtë që ndodhi në “Bankers”?
Pesha: Ishte një gabim teknik. Sot ka pasur një komunikim zyrtar të kompanisë, që në vitin 1989 ishte injektuar një xhep CO2 dhe kompania gjatë shpimit atë ditë hasi në atë xhep. I kishte të gjitha kushtet kompania që ta zbulonte xhepin por mesa duket ka qenë gabim i kompanisë dhe e gjithë përgjegjësia. Edhe ajo vetë e ka pranuar këtë çështje dhe ka thënë se do të bëjë dëmshpërblim. Ka qenë një gabim teknik, që për hir të së vërtetës ndodhin shpesh në botë.

A është normale në zonat e banuara?
Pesha: Vendburimi është i hershëm, është një nga vendet më të pasura dhe ka qenë i zbuluar rreth viteve 1920. Pra ka atje gati 1 shekull. Jam i bindur që ambientet rrotull duhet të jenë bashkangjitur këtij vendburimi. Kompania duhet të dëmshpërblejë 100% dëmet e shkaktuara.

A jemi në kushtet kur qëllimi i fitimit përligj çdo lloj mjeti?
Nazarko: Në një vend si ne që pas 25 vjetësh qeveria e dinte edhe sa palë çorape kishe në shtëpi, kjo histori është fare normale t’i ndodhë këtij vendi. Në vendet e botës së tretë kanë ndodhur këto. Ato i kanë zgjidhur me mënyra të ndryshme. Kur vjen një investitor duhet të krijojë një situatë më mirë se sa ka qenë. Edhe sikur të jetë gabim teknik jam i sigurt se çdo komision i paanshëm do të thotë që ajo zonë të ikë e tëra. Dhe ne nuk kemi sjellë investitorë që të shkatërrojë edhe atë pasuri që kemi. Ndërkohë që këto 20 vjet shikon se nuk është shtuar sasia e parave. Ne nuk kemi të bëjmë me gabim njerëzor por me shkatërrim total të mjedisit. Jemi në një shtet pa shtet. 

Si e konsideroni ju reagimin e autoriteteve shqiptare? Ministria e Mjedisit thotë se “Bankers” licensen ia kemi hequr. Kush duhet ta kontrollojë?
Pesha: Një punë funksionon mirë kur i referohemi marrëveshjeve dhe ligjit. Në momentin që vendi funksionon kështu ne jemi seriozë duke krijuar raport të besueshëm. Nëse do të shikoni bilancin e saj është tek diku 60 milionë dollarë dhe jo 216 milionë dollarë. “Bankers” është kompani publike e cila është e kuotuar në bursë. Dhe të gjitha raportet, janë online dhe kushdo që është i interesuar mund të futet dhe ta marrë që të mos bëjmë debat bazuar në spekulime. 

besian pesha

Nazarko
: Është zhdukur fshati i gjithë. Në Patos dhe Marinëz në vitin 2015 thua që nuk pihet uji i pijshëm. Kjo është pamje mesjetare. Ky është dekriminalizim. Unë nuk pashë asnjë njeri të shoqërisë civile.
Pesha: Në 2004 është nënshkruar marrëveshja me “Bankers”, ku janë parashikuar të gjitha rastet përfshirë edhe këtë. sot ka persona që thonë se nuk na pëlqen marrëveshja e firmosur nga qeveria.

Të duket marrëveshja më e mirë e mundshme?
Pesha: Jo kam shumë rezerva

Cilat janë rezervat?
Pesha: Kompania duhej të ishte penalizuar. Fakti që është negociuar keq, nuk është një arsye që të gozhdojmë kompaninë.
 
I ka kapacitet shteti shqiptar për të kontrolluar teknologjinë e prodhimit të naftës nga Bankers, a parashikohet kontroll?
Pesha: Marrëveshja Albpetrol quhet. Ajo zonë naftëmbajtëse ka qenë e administruar nga Albpetrol që është shoqëri aksionere. Albpetrol është ortak i Bankers dhe është prezent në operacionet teknike, janë të detyruar që përditë të akordojnë mënyrat…
 
Shteti shqiptar ka kapacitete njerëzore dhe teknike për ta kontrolluar?
Pesha: Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore zhvillon auditet e veta dhe gjykon për kostot e hidrokarbureve, në mënyrë të rregullt kanë audite nga Tatimet dhe Doganat, dhe kohët e fundit ka pasur një Task Forcë që ka kaluar në sitë dokumentacionin, nuk i di përfundimet që kanë pasur. Patjetër që i kemi të gjitha kapacitetet.
 
Nga ky kontroll çfarë ka rezultuar?
Pesha: Ka pasur shpenzime që nuk i janë pranuar kompanisë. Ka debat mes institucioneve për shpenzimet që pranohen edhe jo,. Marrëveshja e hidrokarbureve e firmosur në 2004 i përcakton qartë. Marrëveshja në atë kohë mund të ishte negociuar më mirë. Çmimi i naftës ka qenë 28 dollarë dhe nuk ishte kaq rentabël saç u bë në vitet e fundit. Albpetroli në atë kohë prodhonte 100 mijë ton por që shpenzonte shumë më shumë për punonjësit operacionit, e dilte me humbje. Drejtuesit kanë gjykuar që shumë mirë që kjo fushë u dha me koncesion.
Nazarko: Ajo zonë ka tërmete më shumë se çdo pjesë tjetër e rruzullit tokësor, më shumë se na Japoni. A ka faj kompania? S’ka faj.
 
shpetim nazarko

Reagimi i shtetit shqiptar për Bankers

Nazarko: Kjo tregon që ne nuk kemi shtet, nuk ka mundësi të bien tërmete pa fund. Për 40 vjet resht të mos kesh më tokë bukë, dhe kjo ndodh në një zonë ku pas 5 vjetësh të mos ketë më as bukë për të ngrënë, mund të ndodhë të kemi një zonë të pabanueshme në mes të Shqipërisë. Nuk kemi qeveri se në momentin që i ka ndaluar për të punuar ai i Ministrisë së Mjedisit, duhet të dilte publikisht. Të të ndalojë ministri dhe të mos zbatohet urdhri i bie që nuk ka më qeveri.
 
Nëse autoriteti mjedisor kërkon ndërprerjen e punimeve?
Pesha: Në marrëveshjen e hidrokarbureve mund ta bëjë vetëm AKBN. S’ka reagim nga kompania se urdhri duhet ti vijë nga AKBN, nuk mund të stopohen me çdo lloj urdhri. Nëse prishet marrëveshja pa shkak shkohet në arbitrazh dhe ajo kompani të thyen në mes.

Si po trajtohen burimet natyrore, po i  maksimalizon këto resurse shteti shqiptar?
Pesha: Kam pasur dy konstatime në atë kohë, dhe i janë adresuar edhe ministrit edhe kryeministrit. E para që kishte të bënte me kromin, ndër mineralet kromi është më fitimprurësi, dhe tjetra një konstatim për shfrytëzimin e lumenjve. Ka pasur një tendencë që nuk ka qenë pozitive që janë copëtuar burimet. Po të shohim Bulqizën është copëtuar në copëza, në galeri që janë kthyer në burim konflikti vetëm për të kënaqur sa më shumë biznesmenë. Hiq ACR-në që ka qenë një koncesion i madh, të tjerat i janë dhënë biznesmenëve që nuk kanë pasur as traditë as eksperiencë në traditën e kromit. Edhe me HEC-et ka ndodhur e njëjta gjë, janë fragmentarizuar, kanë krijuar një problematikë sa i përket perceptimit të investitorëve të huaj.
 
Ka qenë një kontratë e negociuar keq nga shteti shqiptar, nuk kemi kapacitete negociuese, apo ata që negociojnë kontratat në ministri janë të korruptuar?
Pesha: Ai gabim mund të përsëritej se është një sektor që nuk është shumë domethënës për vendin në atë kohë, sa ishin larguar kompanitë e mëdha ndërkombëtare që ikën nga vendi para disa vitesh. Për këtë arsye të bëhet rentabël duhet që çmimi në naftë të jetë më i madh, edhe eksperienca e pakët ka bërë punën e saj, duke mos marrë një kompani të huaj për konsulenca na ka sjellë në këtë rast. Mbaj mend ministrin e energjisë Doda në atë kohë i cili ka thënë se për kohën ajo ka qenë marrëveshja më e mirë për kohën se asnjë kompani e huaj nuk vinte të negocionte në atë kohë në këtë fushë.

 
Pesha: Dëmet do të paguhen një më një, kompania e ka thënë këtë.
Nazarko: Kjo pa mban erë Gërdec shumë herë më të madh, po shikoj një lemeri jo ngjashmëri. Ajo tokë nuk do të japë më as prodhim asgjë. Duhet një grup ekspertësh sepse po zhdukim një pjesë të hartës së Shqipërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/e.c/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot