SHBA - Los Angeles Lakers u rikthyen te fitorja duke mposhtur 103-119 Golden State Warriors në transfertë. Protagonist për kalifornianët ishte LeBron James, i cili realizoi 26 pikë dhe udhëhoqi skuadrën drejt suksesit.
Fitore bindëse arriti edhe Houston Rockets, që triumfuan 113-102 ndaj Philadelphia 76ers, falë paraqitjes së shkëlqyer të Kevin Durant me 29 pikë.
Në Konferencën e Lindjes, New York Knicks fituan 112-106 përballë Boston Celtics, në një duel të drejtpërdrejtë për vendin e dytë. Dyshja Josh Hart dhe Jalen Brunson kontribuoi me 51 pikë për nju-jorkezët.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Toronto Raptors, që mundën 128-114 Miami Heat, me Brandon Ingram në formë të shkëlqyer, autor i 38 pikëve.
Në ndeshjet e tjera, Chicago Bulls fituan 108-119 në transfertë ndaj Washington Wizards, ku u dallua Tre Jones me 31 pikë. Ndërsa Indiana Pacers morën një fitore të thellë 123-94 ndaj Brooklyn Nets, me Obi Toppin që realizoi 26 pikë.
Rezultatet në NBA:
Golden State - Lakers, 103-119
Toronto - Miami, 128-114
Washington - Chicago, 108-119
Brooklyn - Indiana, 94-123
New York - Boston, 112-106
Houston - Philadelphia, 113-102
Komente











