SHBA - Skuadra e Los Angeles Lakers pësoi një humbje 124-112 në transfertë ndaj Sacramento Kings, rezultat që e zbret ekipin kalifornian në vendin e pestë të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Performanca e shkëlqyer e Luka Donçiç, autor i 42 pikëve, nuk mjaftoi për të shmangur disfatën, ndërsa për vendasit spikatën DeRozan me 32 pikë dhe Malik Monk me 26 të tjera.

Mbrëmje zhgënjyese edhe për Cleveland, që u mund në fushën e vet 112-123 nga Utah Jazz. Dyshja Paul George - Lauri Markkanen ishte vendimtare për miqtë, duke realizuar së bashku 60 pikë.

Indiana Pacers arriti një fitore të rëndësishme 98-96 ndaj Boston Celtics, falë një mbrojtjeje solide dhe kontributit të Pascal Siakam (21 pikë) dhe Huff (20 pikë).

Fitore të vështirë siguroi edhe Dallas Mavericks, që mposhti 113-105 Brooklyn Nets, në një sfidë ku u dallua Flagg me 27 pikë. Te suksesi u rikthye edhe skuadra e LA Clippers, që fitoi 117-109 ndaj Charlotte, me Leonard dhe Harden që shënuan së bashku 67 pikë.

Ndërkohë, Philadelphia 76ers triumfoi 115-102 përballë Toronto Raptors, me Tyrese Maxey protagonist absolut pas një paraqitjeje fantastike prej 33 pikësh.

Rezultatet në NBA:

Cleveland - Utah Jazz, 112-123

Indiana - Boston, 98-96

Toronto - Philadelphia, 102-115

Dallas - Brooklyn, 113-105

Sacramento - Lakers, 124-112

Clippers - Charlotte, 117-109