Australi, digjen 100 shtëpi natën e Krishtlindjeve

Në shtetin Victoria të Australisë 100 shtëpi janë djegur ditën e Krishtlindjeve, për shkak të zjarreve.Qindra zjarrfikëse po luftojnë me flakët në zonën e famshme të Great Ocean Road në jugperëndim të Victorias, një vend mjaft popullor për të kaluar pushimet.Sipas autoriteve fatmirësisht nuk ka viktima.

Ndërkohë që 1600 banorë dhe turistë nga zona turistike e Lorne janë evakuar nga frika se era mund të ndryshojë drejtimin e flakëve drejt qytetit.Disa prej bonorëve janë evakuar nga shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të kalojnë natën e Krishtlindjeve në çadra. Më shumë se 500 zjarrfikës, 60 automjete zjarrfikëse dhe 18 avionë janë të përfshirë në luftën kundër flakëve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)