Njihuni me qenushin
më të famshëm në internet

 Njihuni me qenushin<br />më të famshëm në internet
Ky është qenushi, Reagan, kafsha më e famshme në internet. Ai jeton në Australi me familjen e Sandi Sëiridoff, ku ky i fundit e vesh qenin njësojë si fëmijën e tij.
 
Fotografitë janë hedhur në internet dhe Reagan është bërë shumë i dashur për 60 mijë fansat që ka grumbulluar në Instagram. Zonja Sëiridoff thotë se Reagan dhe fëmija i saj janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
 
“Kur unë shkoj të fle, qeni rri pas derës deri sa fëmija të zgjohet, në mënyrë që të luajnë me njëri-tjetrin. Reagan dhe fëmija im kanë të njëjtën moshë. Atij i pëlqejnë rrobat, i pëlqen kamera dhe i do njerëzit.

Kur ai vishet, duhen vetëm pak minuta që të realizohen fotografitë dhe që më pas të hidhen në Instagramin e tij”, shpjegon gruaja.


  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)