Njeriu më i vjetër në botë, 117-vjeçarja Misao Okawa, vdiq mëngjesin e ditës së sotme nga shkaqe natyrale. Lajmi është njoftuar nga shtëpia e të moshuarve në qytetin e Osakas në Japoni, ku e moshuara jetonte.

Shtëpia e të moshuarve deklaroi për mediat se 117-vjeçarja kishte filluar të hante pak kohët e fundit dhe personeli kishte filluar të shqetësohej për gjendjen e saj.

Vdekja e saj ndodhi në më pak se një muaj pasi kishte festuar ditëlindjen e saj pranë djalit 92 vjeçar dhe familjes së tij.

Në 2013 asaj iu dha titulli i Personit më të Vjetër në Botë nga “Guinness World Records”

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)